Kampionati i ardhshëm europian mund të mos luhet në 12 shtete, ashtu siç është planifikuar.
Presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin bëri me dije se turneu ka gjasa të luhet në 11, 8, 5 ose në një shtet europian si pasojë e pandemisë Covid-19.
“Jemi shumë të shqetësuar për situatën, por jemi totalisht të sigurtë se kampionati europian do të luhet. Plani jonë është EURO 2021 të zhvillohet në 12 shtete, por ka mundësi ta organizojmë në 11, 8, 5 ose në vetëm një vend”, u shpreh për televizionin spanjoll “Movistar+” presidenti Ceferin.
Zyrtari i lartë i futbollit europian shtoi se formati i kompeticioneve të klubeve Liga e Kampioneve dhe Liga e Europës mund të zhvillohet me një takim në fazën gjysmëfinale që nga viti 2024.