Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Njeriu ekran

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Një ‘Déjà vu’ mes nënash

Nga: Frrok Çupi

Nuk di si ka zbritur nga zonat katolike të Veriut, por tani jeton në një shtëpi të mirë në rrethinat e Vorës. Është një mik i këndshëm; flet e flet dhe bën ‘gropa’ në bisedë: ‘A fola shumë?! A të mërzita?’, pyet pa pushim.

-Jo, Ndue, nuk më mërzite; ti fol, se më mirë është për ty e për mua.

-Epo mirë… Ja kështu,  njerëzit shpëtuan por gjithë çatia e shtëpisë mu ba copë kur shpërtheu Gërdeci, e këta komunista nuk po më japin lekët…

-Komunistat?!

-Po, po, komunista. Prandaj nuk m’i japin lekët e Gërdecit, sepse jam i djathtë…

‘Gërdeci’- sipas Ndojt, quhet ajo katastrofa gjigande, shpërthimi më i madh në shekuj që ka ndodhur në Shqipëri. Një punishte e demontimit të armëve të të gjitha llojeve shpërtheu në 15 mars 2008, ora 12.05. Biznesi i armëve përfshihej ndër prioritetet e qeverisë së vendit që kryesohej nga Partia Demokratike.

Nga shpërthimi u vranë 26 vetë, disa vdiqën në vend, ndërsa të tjerë në spitale. U plagosën dhjetëra të tjerë që mbushën spitalet si në kasaphanë, shumica të gjakosur e të gjymtuar, pa duar e pa këmbë. U shembën e u dogjën qindra shtëpi. Lajmi shkundi botën; gazeta amerikane ‘The New York Times’ shkroi për afera korruptive që shkonin shumë lart në piramidën qeveritare shqiptare…

Ndoj, banor i zonës, e ka harruar shpërthimin e tmerrshëm dhe kujton vetëm faktin se qeveria që erdhi në fuqi pesë vjet pas shpërthimit, nuk po i jep lekët e dëmit… Unë e kam mik këtë njeri interesant, por a nuk do të ishte edhe një ‘njeri eksperiment’ për Zigmund Frojdin?! Për këtë lloj njeriu, studiuesi i madh i mendjeve njerëzore, ka ardhur në përfundimin se ‘mund t’i emërtoj si njerëz me kujtime- ekran’.

Guxova ta ndërpres bisedën e nxituar të njeriut përballë, i bëra një pyetje:

‘Po mirë, o Ndue, cili të ka më shumë borxhe, ai që shkatërroi shtëpinë tënde dhe njëmijë të tjera, apo ky që nuk po të shlyen lekët e dëmit?’.

-Këta!- tha tjetri vetëtimthi.- Këta, se po të më japin lekë këta, mua më bëhet mirë.

Sa njerëz vuajnë nga amnezia infantile, mes turmave që na rrethojnë? Me siguri askush nuk i ka numëruar; këta më shumë rreshtojnë vetveten se sa i numëron ndonjë institucion. Vetveten e shënjojnë duke u shfaqur në mediat sociale ose edhe në ekrane; përveçse të tmerrojnë po të kapën në rrugë dhe në dasma…Por nuk janë vetëm ‘infantilë’, që do të thotë mungesë e kujtimeve të fëmijërisë. Jo, ka të tjerë që kujtojnë ngjarjen e thellë dhe harrojnë këtë që ndodh sot. Disa kujtojnë se komunizmi ishte një ‘mrekulli’ për qetësinë e për ‘nderin’; ndërsa të tjerë e quajnë diktaturë ‘maskën anti Covid’, që ndodh sot.

A janë këta aq të rrezikshëm sa ç’janë, për shembull, skizofrenët agresivë ose të marrët e bezdisshëm? Dëmi do të ishte kolosal sikur të ndodhte që këta, në një moment të caktuar, të përbënin atë grupimin, i cili në gjuhën angleze, quhet ‘king- maker’. Grupimi me këtë nofkë, zakonisht, edhe pse  në pakicë, gjen rast të bashkohet me një shumicë dhe të bëjë qeverinë. Kemi pasur rastin e partisë LSI si ‘king- maker’, parti që nuk ka lidhje me amnezinë, por që ka shfrytëzuar amnezinë popullore dhe ka futur duart në financa e në thesar, ku ka bërë namin.

Grupimi i njerëzve me ‘kujtime- ekran’, edhe pse në minorancë, mund t’i bëjë namin gjithë kombit duke i vënë vulën e zezë të ‘kombit pa kujtesë’. Bie fjala, sikur miku im i Vorës të flasë prapë tani për gazetën amerikane dhe t’i thotë se ‘fajin nuk e kanë ata që shpërthyen Gërdecin, por këta që nuk më japin lekët’, atëherë gazetari do të tmerrohej dhe media e botës do të shkruante se çfarë specie ka zbuluar te shqiptarët.

Edhe disa pak herë të tjera e kemi dëshmuar ‘amnezinë infantile’, por akoma nuk quhemi të tillë si komb. Në vitin 2005 erdhi në fuqi e njëjta qeveri që kishte shkaktuar dhe udhëhequr luftën e tmerrshme të vitit 1997; ishin vrarë rreth 3000; ishin plagosur mijëra;  ishte shkatërruar shteti; veriun e ngritën kundër jugut; arka e shtetit u boshatis; fuqitë e huaja dërguan 6000 ushtarë roje për shqiptarin kundër shqiptarit… Por autorët u votuan pa u kujtuar për atë që sapo kishte kaluar.

Ishte krijuar edhe një psikozë e tillë në vitin 1991, mars; kur populli i vuajtur nga diktatura komuniste votoi në shumicë për komunistët. Si në vitin 2005. Se ‘kujtimet- ekran’ nuk kanë vetëm një kahje, si me thënë që të fshihen kujtimet e para dhe të mbetën kujtimet e fundit. Jo. Ekrani lëviz sa prapa në kujtesë, sa përpara në sekondën e fundit. Më të shumtë janë ata që në fakt nuk janë të sëmurë me amnezi, por stimulojnë veten me vdekjen e kujtesës…

Po sikur prapë të ketë njerëz që të votojnë pro qeverisë që vuri zjarrin në Gërdec dhe vrau e shkatërroi mijëra? Njerëz që nuk i bëjnë pyetje vetes, edhe mund të bien në amnezi. Për shembull, miku im nga Vora, edhe pse nuk është i sëmurë, e ka gati përgjigjen: ‘Ata që bënë tërmetin e Gërdecit janë më të mirë…’.

Tags: diktatura komunisteFrrok Çupipopulli

TË LIDHURA

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje
Të Gjitha

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje

21:45 | 25/12/2025
PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës
Politikë

PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës

10:38 | 23/12/2025
Delegacioni i BE-së në Shqipëri uron Klodian Brahon për detyrën si Kreu i SPAK, vlerëson Dumanin
Editorial - Opinione

Delegacioni i BE-së në Shqipëri uron Klodian Brahon për detyrën si Kreu i SPAK, vlerëson Dumanin

13:56 | 22/12/2025
Next Post
”E quajti shalqi me provë”, Basha i përgjigjet Ramës

''Boll me vjedhje e kakarisje'', Basha thirrje Ramës: Zbato planin me 5 pika, tani

“Ku e ke hallin bir kur*e?! Pse krijon telashe?”, Mesin nuk e mbajnë nervat, përplaset me kundërshtarin

“Ku e ke hallin bir kur*e?! Pse krijon telashe?”, Mesin nuk e mbajnë nervat, përplaset me kundërshtarin

Abuzim me tendera në vlerë 200 milionë lekë, arrestohen zyrtarë të ARRSH në Durrës

Abuzimet në ARRSH Durrës: Gjykata vendim për 3 inxhinierë, 6 të tjerë në kërkim







JU REKOMANDOJMË

Nesër takimi Trump-Zelensky, Putin i prerë: Nëse Ukraina nuk pranon fund paqësor të luftës

Nesër takimi Trump-Zelensky, Putin i prerë: Nëse Ukraina nuk pranon fund paqësor të luftës

21:02 | 27/12/2025
Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

19:07 | 23/12/2025
Atmosfera e Krishtlindjeve në Lezhë, kryebashkiaku Ndreu: Festë që na bashkon të gjithëve.

“Kam informacion se Balluku ka kërkuar dorëheqjen disa herë, ende mund ta japë”, Pjetrin Ndreu

22:15 | 25/12/2025
Lista e plotë/ Ja vendet ku shqiptarët udhëtojnë pa viza, por edhe ato ku viza duhet

Lista e plotë/ Ja vendet ku shqiptarët udhëtojnë pa viza, por edhe ato ku viza duhet

21:18 | 24/12/2018




TË FUNDIT

Trump pret Netanyahun: Rindërtimi i Gazës nis së shpejti
Bota

Trump pret Netanyahun: Rindërtimi i Gazës nis së shpejti

by mirseda
22:25 | 29/12/2025
0

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ndodhet në Mar-a-Lago ku edhe është pritur nga presidenti amerikan Donald Trump. Gjithashtu...

Zbulohet shtepia e barit, arrestohet shqiptari 37-vjeçar në Spanjë

Zbulohet shtepia e barit, arrestohet shqiptari 37-vjeçar në Spanjë

22:03 | 29/12/2025
Meta për zgjedhjet në Kosovë: Shembull i një demokracie në rritje

Meta për zgjedhjet në Kosovë: Shembull i një demokracie në rritje

21:48 | 29/12/2025
Rusia akuzon Ukrainën për sulm ndaj rezidencës së Putinit, Zelensky e mohon

Rusia akuzon Ukrainën për sulm ndaj rezidencës së Putinit, Zelensky e mohon

21:17 | 29/12/2025
Shehaj nis fushatën kundër korrupsionit, synon 100 mijë firma për drejtësi

Shehaj nis fushatën kundër korrupsionit, synon 100 mijë firma për drejtësi

20:39 | 29/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com