Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Me më pak se 5.5 dollarë në ditë, 41% e shqiptarëve pritet të zhyten në varfëri pas krizës

5 vjet ago
in Ekonomi, Kryesore, Të Gjitha
Me më pak se 5.5 dollarë në ditë, 41% e shqiptarëve pritet të zhyten në varfëri pas krizës

Banka Botërore, në raportin e saj të fundit të Rishikimit Ekonomik të vjeshtës për Europën dhe Azinë Qendrore, evidenton në seksionin për Shqipërinë, se kriza po shton varfërinë, kryesisht nëpërmjet rritjes së papunësisë.

Sipas vlerësimeve të bankës, pavarësisht masave që janë marrë, varfëria e moderuar (përqindja e popullsisë që jeton me më pak se 5.5 dollarë për person në ditë, të vlerësuara sipas barazisë së fuqisë blerëse, që eliminon diferencat e çmimeve mes vendeve) pritet të rritet me rreth 5 pikë përqindjeje. Aktualisht, ky tregues sipas tabelave të Bankës është 35.6%. Pas krizës, rreth 41.5% e popullsisë do të jetojë me më pak se 5.5 dollarë në ditë (sipas barazisë së fuqisë blerëse).

Sipas raportit, mbyllja e bizneseve, operacionet e zvogëluara dhe ndërprerjet në zinxhirët e furnizimit dëmtuan prodhimin. Sektori i turizmit, një faktor kyç i rritjes, ka qenë shumë i prekur. Konsumi dhe vendimet për investime janë vonuar.

Si rezultat, PBB-ja e Shqipërisë pritet të kontraktohet/tkurret me 8.4% në vitin 2020, thotë banka.

Ngadalësimi në sektorët intensivë të fuqisë punëtore ka rritur papunësinë në 11.9% në tremujorin e dytë, nga 11.5% në tremujorin e dytë të vitit të kaluar.

Autoritetet shqiptare prezantuan  subvencionim të pagave, rritën shpenzimet shoqërore, miratuan një moratorium të përkohshëm në instalimin e huasë dhe ofruan garanci sovrane kredie për të lehtësuar pagesat e pagave dhe kapitalit qarkullues, por pavarësisht këtyre masave, varfëria pritet të rritet.

Ende, shumë punonjës dhe sipërmarrës informalë përballen me një stres të rëndë ekonomik.

Nëse pandemia do të zgjatet më tej në kohë dhe zgjidhja që pritet nga vaksina do të vonohet, kjo mund të kërkojë masa të reja të distancimit social dhe kufizimit të aktivitetit ekonomik. Të tilla masa do të kishin ndikim direkt në rimëkëmbjen e sektorit të shërbimeve dhe të industrisë përpunuese, duke çuar të tjera biznese drejt falimentimit dhe duke e vonuar procesin e shëndoshjes së punësimit në ekonomi. Forma e kurbës së përtëritjes ekonomike, sipas Bankës Botërore, do të ndikohet shumë nga normalizimi i ekonomisë botërore.

Rritja u ngadalësua në 2.2 % në vitin 2019, pasi një thatësirë preku prodhimin e hidrocentraleve dhe një tërmet shkatërrues goditi Shqipërinë në nëntor të vitit 2019. Ndërsa vendi fillojë fazën e rindërtimit, pandemia e koronavirusit detyrojë mbylljen e sektorëve kyç të ekonomisë.

Deficiti i llogarisë rrjedhëse pritet të rritet me rreth 11.9 % të PBB-së në vitin 2020.

Ulja e fluksit të turistëve, rënia e porosive të përpunimit të tekstilit, si dhe çmimet e ulëta të naftës pritet të shkaktojnë një rënie të eksporteve me 37%.

Pozicioni fiskal i Shqipërisë pritet të përkeqësohet në 2020 pasi deficiti pritet të jetë 8.5% e PBB-së gjatë këtij viti./Monitor/

Tags: Banka Botëroreekonomishqiptarevarferi

TË LIDHURA

Aksident në zonën e Lukovës, i mituri me motor përplaset me automjetin, lëndohet 15-vjeçari
Kryesore

Aksident në zonën e Lukovës, i mituri me motor përplaset me automjetin, lëndohet 15-vjeçari

17:23 | 22/12/2025
Aksident në Fier: përplasen dy automjete, një i lënduar
Aktualitet

Aksident në Fier: përplasen dy automjete, një i lënduar

16:30 | 22/12/2025
Protesta kombëtare / Opozita zbret në shesh, forcat e rendit në gatishmëri
Aktualitet

Protesta kombëtare / Opozita zbret në shesh, forcat e rendit në gatishmëri

16:24 | 22/12/2025
Next Post
Tetë qytete pa energji elektrike, OSHEE jep njoftimin

Tetë qytete pa energji elektrike, OSHEE jep njoftimin

Kanabis në banesë gati për shitje, arrestohen 2 persona në Mirditë

Kanabis në banesë gati për shitje, arrestohen 2 persona në Mirditë

Arrestohet i riu i një seri vjedhjesh

Po transportonte 6 emigrantë në drejtim të Kukësit, pranga 19-vjeçarit







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

20:04 | 19/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

20:40 | 19/12/2025




TË FUNDIT

Aksident në zonën e Lukovës, i mituri me motor përplaset me automjetin, lëndohet 15-vjeçari
Kryesore

Aksident në zonën e Lukovës, i mituri me motor përplaset me automjetin, lëndohet 15-vjeçari

by mirseda
17:23 | 22/12/2025
0

Rreth orës 16:15, në zonën e Lukovës, ka ndodhur një aksident rrugor. Një motomjet që drejtohej nga...

“I pangopuri i fundit i Europës”, blindohet Kryeministria, PD gati podiumin

“I pangopuri i fundit i Europës”, blindohet Kryeministria, PD gati podiumin

16:44 | 22/12/2025
Aksident në Fier: përplasen dy automjete, një i lënduar

Aksident në Fier: përplasen dy automjete, një i lënduar

16:30 | 22/12/2025
Protesta kombëtare / Opozita zbret në shesh, forcat e rendit në gatishmëri

Protesta kombëtare / Opozita zbret në shesh, forcat e rendit në gatishmëri

16:24 | 22/12/2025
Protesta kombëtare e opozitës, burime: Policia përcakton afat tre orë

Protesta kombëtare e opozitës, burime: Policia përcakton afat tre orë

16:12 | 22/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com