Shumë pikëpyetje janë ngritur mbi përjashtimin e deputetes Rudina Hajdari nga ‘Nisma Thurje’. Brenda grupit kishte shumë kundërshtime, por duket se këto zëra i ka sqaruar një herë e mirë Endri Shabani i ‘Nismës Thurje’.
Ai është shprehur hapur se deputetja Rudina Hajdari, nuk ka qenë pjesë e grupit. Shabani ka sqaruar në “Dita jonë” marrëdhënien me deputeten e Kuvendit, e cila flitet se i është bashkuar lëvizjes më të re politike në vend.
“Nuk ka qenë ndonjëherë pjesë e grupit. Ne kemi bashkëpunuar me znj. Hajdari kur kemi dërguar projektligjin për ndrjyshimin e sistemit zgjedhor. Ajo ka qënë në cilësinë e bashkëkryetares së komisionit të reformës zgjedhore”.
Do të jetë pjesë e “Nismës Thurje”? “Ky lloj bashkëpunimi është parë dhe diskutuar si një mundësi potenciale që ne të bashkojmë iniciativat dhe të dalim me një subjekt të përbashkët. Ky vendim nuk është marrë si vendim. Më vjen keq që transmerohet, erdhi e përjashtuan….”, tha më tej ai.