Shumë e bujshme ishte ndarja e Demi Lovatos dhe Max Ehrich. Ata i dhanë fund fejesës katër mujore, ku burime pranë çiftit kanë konfirmuar se Demi dhe Max pavarësisht respektit dhe vlerësimit që kanë për njëri-tjetrin, kuptuan se është më mirë që ata të marrin drejtime të ndryshme.
Por ndryshe nga këto burime, Max ka shprehur haptazi indinjatën duke treguar se ai është përdorur nga partnerja e tij, për qëllime marketingu. Këngëtarja bëri publike ndarjen, ndërkohë që Max nuk e pranoi, duke u shprehur se ata nuk kishin diskutuar bashkë në lidhje me këtë gjë.
Me anë të një video live në Instagram Max është shprehur ai ka qenë shumë i dashuruar. “Unë isha i dashuruar. E gjithë bota duhet ta dijë këtë. Mendoja se gjeta të duhurën, tani zbulova se u përdora.
Shpresoj që kënga të jetë numër një, sepse e di çfarë, nëse kjo është ajo që dëshiron në një botë materiale, ja ku e ke, merre. Shpresoj që kjo të të bëjë të lumtur. Shijoje. Sapo ke humbur dikë që të ka dashur plotësisht, pafundësisht për gjithçka”, tha i zhgënjyer Max.