Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Stil Kuriozitete

Nga “Mery Celeste” tek Fari i Ishujve Flanan: Misteret e pazgjidhura, që intrigojnë ende shumë njerëz

5 vjet ago
in Kuriozitete, Të Gjitha, TT
Nga “Mery Celeste” tek Fari i Ishujve Flanan: Misteret e pazgjidhura, që intrigojnë ende shumë njerëz

”Mary Celeste”

Është pa asnjë dyshim misteri më i famshëm detar. Në fillim të dhjetorit të vitit 1872, anija

Në fjalë u gjet e braktisur nga anija britanike “Dei Gratia”. Supozohet se në bordin e saj ndodheshin kapiteni Benxhamin Brigs, familja e tij, dhe 8 marinarë.

Anija kishte nisur lundrimin prej vetëm 1 muaji. Një nga varkat e shpëtimit mungonte. Ajo u gjet disa qindra milje në lindje të Azoreve. Furnizimet me ushqime ishin hedhur në det. Po çfarë kishte ndodhur? E pagëzuar në fillim me emrin “Amazon”, anijes iu vu një emër i ri pas një serie fatkeqësish,përfshirë sëmundjen e papritur dhe vdekjen e kapitenit të saj të parë, dhe një përplasje me një anije tjetër në Kanalin Anglez.

Disa besojnë se anija ishte sulmuar nga një përbindësh detar. Ekspertët janë përgjithësisht në një mendje se braktisja e një anijeje në mes të detit, duhet të jetë shkaktuar nga disa rrethana të jashtëzakonshme dhe alarmante.

Shpërthimi i Tunguska-s

Njohuritë e shumicës së njerëzve mbi këtë ngjarje të ndodhur në vitin, vijnë nga libri i Rej Stantz “Ghostbusters”, i botuar vetëm një vit më vonë. E megjithatë, shpërthimi nuk ishte shpikje e një skenaristi. Një shpërthim epik ndodhi vërtet në Siberi, dhe shkatërroi një pjesë të pyllit gjigant, pra gjithsej një sipërfaqe prej gati 2 mije km2.

Kjo dukuri është klasifikuar nga shkencëtarët, si përplasja më e madhe e regjistruar në Tokë. Por tingëllon e pabesueshme që askush nuk pa apo dëgjoi ndonjë zhurmë. Edhe mungesa e një krateri të shkaktuar nga përplasja është gjithashtu e çuditshme, duke i bërë që ekspertët të spekulojnë se objekti i rënë nga qielli ka shpërthyer mbi pyll.

Sëmundja e gjumit

Është pa asnjë dyshim ndër mundjet më të tmerrshme që ka prekur njeriun, por “encefaliti letargjik” mbetet gjithsesi i frikshëm për ekspertët. Kjo gjendje misterioze është sot e rrallë. Por midis viteve 1916-1930, ajo shkaktoi në Evropë një epidemi të vërtetë. Sipas të dhënave u prekën më shumë se gjysmë milionë njerëz.

Rreth një e treta thuhet se vdiqën. Shënimet e kohës, flasin për një sjellje të çuditshme neuropsikiatrike të të sëmurëve, dhe për një përgjumje të madhe, e cila shkaktonte gjendje kome, si dhe ngurtësim të muskujve. Kjo e fundit ishte një simptomë veçanërisht shqetësuese, pasi edhe ata që i mbijetuan kësaj sëmundje, vuajtën shumë.

Edhe pse herë pas here ishin të aftë të flisnin disi, të lëviznin sytë, dhe madje edhe qeshnin, zakonisht këta të sëmurë dukeshin si statuja të gjalla, pasi mund të qëndronin palëvizur për orë, ditë, javë apo edhe vite.

Incidenti i Shtegut Djatllov

Në vitin 1959 trupat e 9 alpinistëve u gjetën të pajetë dhe të ngrirë në lartësinë 1000 metra në “Malin e Vdekur”në Rusi. Një emër ky më se i përshtatshëm, edhe pse vendi ku u gjetën viktimat njihet si Incidenti i Shtegut Djatllov, sipas emrit të burrit që e drejtonte ekspeditën.

Ai dhe shokët e tij po udhëtonin nëpër Malet Urale. Ata po shkonin drejt malin Ortorten, por nuk mbërritën kurrë atje. Natën e 2 shkurtit 1959 zona u godit nga një stuhi dëbore. Për ndonjë arsye çadra e tyre u shqye, dhe të rinjtë dolën jashtë në acar pa veshje mbrojtëse.

Disa nga viktimat kishin thyerje të brinjëve dhe kafkave, si dhe djegie në duar. Ndërkohë njërit i ishte shkulur gjuha. Gjurmët e grupit ishin të dukshme, por asgjë tjetër. Asnjë shenjë e ndonjë agresori.

Më intrigues nga të gjitha, ishte fakti që rrobat e tyre kishin nivele të larta rrezatimi. Po çfarë ndodhi atë natë të pazakontë? Në vitet 1990, u bënë publike vetëm disa pjesë nga dosja hetimore. Shumë njerëz kanë teoritë e tyre, nga ato mbi një përbindësh në mal, tek deri tek UFO-t.

Dorëshkrimi i Vojnikut

I zbuluar në Romë nga eksperti polak Vilfrid Vojnik, dorëshkrimi është një kodik i vogël

me 240 faqe, i shkruar me një kaligafi të përsosur. Teksti është shkruar në një gjuhë të mjegullt. Ndërkohë, aty ka ilustrime të kështjellave lundruese, trupave pa koka, dhe lule që nuk gjenden sot në Tokë.

Në vitin 2009 u përcaktua se dorëshkrimi i përket shekullit XV-të. Kur Vojnik e bleu dorëshkrimin, në të kishte edhe një letër, ku thuhej se ai kishte qenë pronë e Perandorit të Shenjtë Romak Rudolfit II. Askush nuk ka e di se çfarë do të thotë në të vërtetë libri. Disa ekspertë nuk e përjashtojnë mundësinë që ai të jetë një mashtrim.

Fari i Ishujve Flanan

Në vitin 1990 një ekuipazh detar zbarkoi në Eilean Mor, pjesë e Ishujve Flanan në Skoci. Atje prisnin të gjenin aty rojet me përvojë Tomas Marshall, Xhejms Dukat dhe Donald Mekartur. Por nuk kishte asnjë shenjë të tyre.

Ata dukej sikur ishin zhdukur nga faqja e dheut. Brenda farit, u gjet një karrige e kthyer. Tryeza ishte ende e shtruar, ndërsa ora në mur kishte ngecur. Libri i regjistrave zbuloi se ishulli kishte përjetuar një stuhi të fortë, por asgjë më shumë. Dëshmitë të tjera tregonin

se burrat po kalonin një gjendje të çuditshme. Fati i tyre mbetet ende mister, ndërsa shumë njerëz mendojnë se aty ka një prani të forcave të mbinatyrshme.

Burimi i lajmit: https://www.thevintagenews.com/2020/09/29/unsolved-mysteries/

Përshtatur nga TIRANA TODAY

 

Tags: intrigaMistere

TË LIDHURA

Pesë ushqimet që mund të hani gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur
Kuriozitete

Pesë ushqimet që mund të hani gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur

21:57 | 12/07/2025
“Kafeja në verë, gabimi që ul cilësinë”
Kuriozitete

“Kafeja në verë, gabimi që ul cilësinë”

18:33 | 10/07/2025
Ja se si të shpëtoni nga dhjami në mëlçi
Kuriozitete

Ja se si të shpëtoni nga dhjami në mëlçi

22:44 | 09/07/2025
Next Post
Rama: Miratuam draftin e 5 qershorit pa konsensus

Krahasimi/ Sa fituan oligarkët me pushtetin e Ramës?

Simbolet kombëtare, shqiptarët e Malit të Zi do të kenë himnin e tyre

Simbolet kombëtare, shqiptarët e Malit të Zi do të kenë himnin e tyre

‘Valët e muzikës përhapin Cov*id-in’, eksperti: Specialistët do të grisin diplomat pas gjetjes së Klosit

'Valët e muzikës përhapin Cov*id-in', eksperti: Specialistët do të grisin diplomat pas gjetjes së Klosit

JU REKOMANDOJMË

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Tërmeti godet bregdetin jugor – ja sa ishte magnituda dhe ku ishte epiqendra
Bota

Tërmeti godet bregdetin jugor – ja sa ishte magnituda dhe ku ishte epiqendra

by mirseda
10:14 | 14/07/2025
0

Një tërmet me magnitudë 5.2 ballë të shkallës Rihter goditi bregdetin jugor të Spanjës, sipas Qendrës Sizmologjike...

Rama: Në Theth s’do të ketë resorte, do t’i rrafshojmë! Plani për ujin, mbetjet dhe naftën

Rama: Në Theth s’do të ketë resorte, do t’i rrafshojmë! Plani për ujin, mbetjet dhe naftën

09:24 | 14/07/2025
Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

08:31 | 14/07/2025
Për vrasjen e saj u paguan 30 mijë euro nga bashkëshorti/ Vijon sot seanca për vrasjen e Liridona Ademajt, pritet dëshmia e vëllait të saj

Për vrasjen e saj u paguan 30 mijë euro nga bashkëshorti/ Vijon sot seanca për vrasjen e Liridona Ademajt, pritet dëshmia e vëllait të saj

08:29 | 14/07/2025
Rutte udhëton për në Uashington, do të takohet me Trump, një njoftim i rëndësishëm pritet nga SHBA

Rutte udhëton për në Uashington, do të takohet me Trump, një njoftim i rëndësishëm pritet nga SHBA

08:25 | 14/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com