E diel, 16 Janar, 2022
10.5 C
Tirana

‘Valët e muzikës përhapin Cov*id-in’, eksperti: Specialistët do të grisin diplomat pas gjetjes së Klosit

Eksperti i shëndetësisë i Partisë Demokratike, Gazment Koduzi ka komentuar deklaratën e Ministrit të Turizmit Blendi Klosi, i cili më therët u shpreh se është ndaluar muzika nëpër lokale, pasi sipas tij ajo ka mundësi që të përçojë koronavirusin.

Koduzi e ka quajtur këtë deklaratë bombastike dhe me ironi ai tha  se specialistët e fushës janë bërë gati të djegin diplomat e tyre për shkak të këtij ‘zbulimi’.

“Kam mbetur nga fjalë me deklaratën e zotit Klosi, por nuk është i pari që bën deklarata të tilla bombastike edhe me gafa plot. I treti i radhës pas Ministres së Shëndetësisë dhe Ministres së Financave që thonë se nuk kemi nevojë për testime, sepse janë inefektive. Klosi nxjerrr perlën e radhës për zbulimin e tij. Nuk e di, në mënyrë ironike do të thoja se mjekët dhe specialistët e fushës janë bërë gati që të grisin diplomat e tyre për këtë gjetje që ka bërë zoti Klosi”, u shpreh Koduzi.

Përsa i përket paketës anti-covid që Partia Demokratike ka propozuar, Koduzi tha se ajo është lehtësisht e praktikueshme, pasi shqiptarët paguajnë 58% të shpenzimeve dhe 7,5 milion euro nuk janë asgjë për buxhetin e shtetit.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shuhet legjenda e futbollit shkodran, e mundi sëmundja

Një sëmundje e rëndë ka mposhtur legjendën e futbollit shkodran, Ramazan Rragami, i cili u shua në moshën 77-vjeçare. Rragami vuante prej vitesh nga një...

Falsifikimi i dokumenteve/Gjykata liron nga burgu vëllain e Sheila Haxhiraj

DVP Lezhë në bashkëpunim me DVP Tiranë dhe atë të Elbasanit, finalizuan operacionin “Identiteti”. Nga finalizimi i operacionit, pas tre muajsh hetime, u zbulua...

Misteri afrikan: Pse C*vid-19 ka shkaktuar më pak vdekje se kudo tjetër?

Nga: Federico Giuliani “Il Giornale Është një kontinent i madh, rreth 7 herë më i madh sesa Bashkimi Evropian, dhe i banuar nga pothuajse 1.5 miliardë...

“Basha është pronar i basteve”/PD ia kthen Berishës: Mashtrues kronik!

Partia Demokratike ka përgënjeshtruar akuzat e ish-kryeministrit Berisha, ku tha se kryedemokati Basha është pronar i basteve. Shigjetimet e Berishës ndaj Bashës erdhën nga...

Zgjedhjet lokale, kurthi pervers i Metës për Bashën

Nga: Andi Bushati Pak kohë përpara se Gjykata Kushtetuese të vendosë nëse Presidenti i Republikës e ka tejkaluar rolin e tij për të qënduar mbi...