Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Nxitja e kultivimit të bimëve medicinale, projekti që synon ta kthejë Kolonjën në ‘shtëpinë e çajit’

5 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha
Nxitja e kultivimit të bimëve medicinale, projekti që synon ta kthejë Kolonjën në ‘shtëpinë e çajit’

Kultivimi i bimëve medicinale dhe aromatike është një ndër mundësitë më të mira për punësimin dhe vet-punësimin e të rinjve. Për këtë arsye, Bashkia Kolonjë e mbështetur nga Risi Albania ka ndërmarrë iniciativën për të promovuar Kolonjën si një destinacion për tërheqjen e investimeve në sektorin e bimëve medicinale, ose çarjave siç i njohim të gjithë në gjuhën e përditshme.

Drejtuesit e projektit po bëjnë takime të njëpasnjëshme me fermerë dhe eksportues të këtyre bimëve në rajon, duke bërë të mundur kështu rritjen e investimeve në këtë drejtim. Bashkia Kolonjë po asistohet në këtë projekt nga Organizata Njerëz dhe Ide, me qëllimin e përbashkët për të arritur nxitjen e përfshirjes të sa më shumë të rinjve në këtë sipërmarrje. Deri më tani është bërë i mundur bashkëpunimi dhe bashkëveprimi i shoqërive që kanë bërë hapa të rëndësishëm në promovimin dhe kultivimin e bimëve medicinale, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në botë.

Mediterranean Export – Imports Albania (MEIA) në Malësinë e Madhe e cila prodhon vajra esenciale dhe ka kontrata me rreth 500 fermerë për kultivimin e BMA-ve është një ndër kompanitë kryesore në rajon për eksportin e vajrave esencialë në Shtetet e Bashkuara të Amerikes e më gjerë. Takimi me Z. Emiland Skora, drejtuesi i kompanisë MEIA ka qënë frytedhënës për të dyja palet. Nga njera anë perfaqësuesit nga Kolonja u njohën me mundesië që kanë fermerët për të lidhur kontrata për kultvimin e bimeve medicinale dhe aromatike. Nga ana tjeter kompania MEIA u njoh me potencialet që ka zona e Kolonjës për kultivmin organik te BMA-ve falë përbërjes së tokës, kushteve klimaterike dhe gjeografike të saj, mungesës së industrive që mund të ndotin mjedisin dhe mungesa e bujqësisë intensive.

Në vijim përfaqësuesit nga Kolonja zhvilluan takimin e rradhës pranë kompanise Biobes me qendër në Lushnje. Kompania Biobes është një eksportues i cili po rrit ndjeshëm eksportet në tregje me vlerë të lartë si Zvicer, Austri, Francë, Gjermani, etj, falë modelit të ri që ka ngritur për rritjen e cilësisë dhe garantimit të furnizimit të qëndrueshem me bimë medicinale dhe aromatike të certifikuara organike. Biobes synon të investojë sa më afër fermerëve dhe të rrisë bashkëpunimin nëpërmjet kontratave për kultivimin e bimëve të certifikuara organike.
Administoratori i kompanisë Biobes Z. Besnik Koci u prezantoi përfaqësuesve nga zona e Kolonjës modelin e bashkëpunimit me fermerët për kultvimin e bimëve medicinale dhe aromatike. Ai theksoi që Biobes bazohet në parimin e mbështetjes së fermave të vogla familjare në zonat rurale që kanë traditë në mbledhjen e bimëve aromatike dhe medicinale në gjendje të egër, duke nxitur këto familje të nisin kultivmin me kontratë të bimeve medicinale dhe aromatike.

Së shpejti Bashkia Kolonjë do të prezantojë paketen e investimeve në sektorin e bimëve vedicinale dhe aromatike në Kolonjë pranë eksportuesve dhe investitorëve potencialë dhe ka shprehur gatishmerinë për të asistuar çdo investitor të interesuar.

TË LIDHURA

Riorganizimi i partisë, Ervin Salianji të martën takim me strukturat e PD në Elbasan
Politikë

Riorganizimi i partisë, Ervin Salianji të martën takim me strukturat e PD në Elbasan

22:15 | 15/12/2025
Shpërthen bombola e gazit në Elbasan, banesa përfshihet nga flakët
Aktualitet

Shpërthen bombola e gazit në Elbasan, banesa përfshihet nga flakët

20:50 | 15/12/2025
“Prapë te sheshi, ju pres çdo ditë”, Lapaj rikthehet para Kryeministrisë
Politikë

“Prapë te sheshi, ju pres çdo ditë”, Lapaj rikthehet para Kryeministrisë

20:02 | 15/12/2025
Next Post
Një ditë të gjithë do vdesim, e rëndësishme është si e jetojmë jetën

Një ditë të gjithë do vdesim, e rëndësishme është si e jetojmë jetën

“Mullari i kashtës u dogj dhe lopët mbetën pa ngrënë”/ Plas sherri në “Përputhen”, Shqipja sqaron Tean (VIDEO)

“Mullari i kashtës u dogj dhe lopët mbetën pa ngrënë”/ Plas sherri në "Përputhen", Shqipja sqaron Tean (VIDEO)

Moti me luhatje për nesër, mësoni si do të jenë temperaturat

Moti me luhatje për nesër, mësoni si do të jenë temperaturat







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

08:25 | 09/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

22:39 | 09/12/2025
E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

21:09 | 11/12/2025




TË FUNDIT

Endri Prifti dhe Ola Bruko zbulojnë planet: Do kemi dasmë
Showbizz

Endri Prifti dhe Ola Bruko zbulojnë planet: Do kemi dasmë

by mirseda
22:41 | 15/12/2025
0

Nga një bashkëpunim televiziv te plane të qarta për një të ardhme së bashku. Historia e artistit...

Riorganizimi i partisë, Ervin Salianji të martën takim me strukturat e PD në Elbasan

Riorganizimi i partisë, Ervin Salianji të martën takim me strukturat e PD në Elbasan

22:15 | 15/12/2025
Kryeministri Rama jep çmimin, zgjidhet “Lojtari i Vitit” te Kombëtarja

Kryeministri Rama jep çmimin, zgjidhet “Lojtari i Vitit” te Kombëtarja

21:58 | 15/12/2025
Tragjedi në Francë: Shpërthim në një pallat, 6 viktima, mes tyre dy fëmijë

Tragjedi në Francë: Shpërthim në një pallat, 6 viktima, mes tyre dy fëmijë

21:46 | 15/12/2025
Shpërthen bombola e gazit në Elbasan, banesa përfshihet nga flakët

Shpërthen bombola e gazit në Elbasan, banesa përfshihet nga flakët

20:50 | 15/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com