Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

U tërhoqën nga eurobondi, bankat po mbajnë më pak para jashtë vendit

5 vjet ago
in Ekonomi
U tërhoqën nga eurobondi, bankat po mbajnë më pak para jashtë vendit

Pesha e aktiveve jorezidente të sektorit bankar ka arritur nivelin më të ulët në shtatë vitet e fundit. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në mesin e këtij viti bankat kishin investuar jashtë vendit rreth 22% të aktiveve të tyre, me një vlerë totale prej 336 miliardë lekësh ose rreth 2.7 miliardë eurosh.

Aktivet jorezidente kanë sot peshën më të ulët në bilancin e bankave që nga mesi i vitit 2013. Ndërkohë, aktivet e sistemit në valutë përbëjnë aktualisht 51.8% të totalit, niveli më i ulët që nga viti 2010.

Në dy vitet e fundit, ulja e peshës së aktiveve në valutë dhe atyre jorezidente lidhet pjesërisht edhe me efektin e kursit të këmbimit. Aktivet jorezidente janë kryesisht në euro dhe nënçmimi i monedhës europiane ndaj lekut jep efekt negativ në vlerën e tyre, të konvertuar në lekë për qëllime të raportimit të statistikave.

Rënia aktiveve jorezidente gjatë pjesës së parë të këtij viti lidhet sidomos me vendimin e disa prej bankave të sistemit për të investuar në eurobondin e qeverisë shqiptare shumë prej fondeve që i mbanin të vendosura në llogari apo depozita jashtë vendit. Kjo e uli peshën e aseteve jorezidente me rreth 2.5 pikë përqindje.

Ndonëse sektori bankar shqiptar nuk është i angazhuar në investime të sofistikuara në tregjet e huaja, pesha e konsiderueshme e aktiveve jorezidente përcaktohet nga niveli i lartë i euroizimit të ekonomisë shqiptare. Afërsisht 52% e depozitave të publikut në sektorin bankar janë në valutë të huaj.

Bankat nuk kanë mundësi t’i investojnë të gjitha këto fonde në hua apo instrumente alternative në Shqipëri, ndaj një pjesë e tyre shkojnë jashtë vendit, kryesisht në formë vendosjesh në banka të tjera. Për bankat me kapital të huaj, kjo marrëdhënie shpesh vendoset me grupet bankare zotëruese apo institucionet e lidhura financiare.

Ndërkohë, huaja për jorezidentët pasi arriti pikun në vitin 2017, tashmë është stabilizuar dhe aktualisht përbën rreth 15% të aktiveve jorezidente ose 3% të totalit të aktiveve të sektorit bankar shqiptar.

Në kushtet e normave reale negative për euron mbajtja me sa më pak kosto të likuiditetit në euro është bërë një sfidë për bankat. Jo rastësisht sektori shfaqet shumë i interesuar sa herë që qeveria shqiptare emeton instrumente borxhi në monedhën europiane.

Gjatë viteve të krizës, Banka e Shqipërisë aplikoi edhe masa shtrënguese rregullatore, duke rritur kërkesën për kapital në mbulim të investimeve jashtë vendit, por rezultatet nuk ishin shumë domethënëse. As strategjia e deeuroizimit nuk ka sjellë rezultate të dukshme në uljen e peshës së euros në bilancet e institucioneve financiare./Monitor/

Burimi: BSH

 

Tags: bankaekonomieurobond

TË LIDHURA

Eksportet shqiptare rimëkëmben/ INSTAT: Në janar-gusht u tregtuan 264 mld lekë mallra
Analizë

Eksportet shqiptare rimëkëmben/ INSTAT: Në janar-gusht u tregtuan 264 mld lekë mallra

14:52 | 22/09/2025
Qarku i Durrësit dhe Vlorës, epiqendra e punësimit sezonal, për gusht 2024 u shtuan 7,200 vende
Aktualitet

Qarku i Durrësit dhe Vlorës, epiqendra e punësimit sezonal, për gusht 2024 u shtuan 7,200 vende

09:22 | 19/09/2025
Begaj: Shqipëria mirënjohëse SHBA-ve për kontributin në modernizimin e Forcave të Armatosura
Ekonomi

Begaj: Shqipëria mirënjohëse SHBA-ve për kontributin në modernizimin e Forcave të Armatosura

13:01 | 18/09/2025
Next Post
“Rastësisht kuptova se e kam kaluar virusin”, këngëtari i njohur shqiptar tregon si e zbuloi se ishte infektuar

“Rastësisht kuptova se e kam kaluar virusin”, këngëtari i njohur shqiptar tregon si e zbuloi se ishte infektuar

Lefter Zhidru e keqtrajtonte/ Bashkëshortja 47-vjeçare e ka shpëtuar pesë herë nga burgu

Ekzekutimi i 71-vjeçarit, ish-gruaja akuza ndaj medias e policisë: Do më jepni llogari

Nxjerr në emision hudhrën që të mbajë larg “syrin e keq”, gazetari habit moderatoren e Top Channel

Nxjerr në emision hudhrën që të mbajë larg “syrin e keq”, gazetari habit moderatoren e Top Channel

JU REKOMANDOJMË

Zgjidhet kryetari i komanduar i Bashkisë Cërrik

Zgjidhet kryetari i komanduar i Bashkisë Cërrik

16:45 | 17/09/2025
E rëndë në Librazhd, 59-vjeçari i vë flakën vetes me benzinë

E rëndë në Librazhd, 59-vjeçari i vë flakën vetes me benzinë

12:13 | 19/09/2025
Përleshje masive në britani/ dy familje turke me shpata e thika

Përleshje masive në britani/ dy familje turke me shpata e thika

20:22 | 17/09/2025
I arrestuar në Londër, Prokuroria e Kukësit konfiskon pasuritë e Fatjon Dautajt

I arrestuar në Londër, Prokuroria e Kukësit konfiskon pasuritë e Fatjon Dautajt

12:25 | 17/09/2025




TË FUNDIT

Eksportet shqiptare rimëkëmben/ INSTAT: Në janar-gusht u tregtuan 264 mld lekë mallra
Analizë

Eksportet shqiptare rimëkëmben/ INSTAT: Në janar-gusht u tregtuan 264 mld lekë mallra

by mirseda
14:52 | 22/09/2025
0

Eksportet e mallrave “Made in Albania” kanë pasur një performancë pozitive gjatë këtij viti. Sipas të dhënave...

Turqia njofton heqjen e tarifave për produktet amerikane, para takimit Trump-Erdogan në Shtëpinë e Bardhë

Turqia njofton heqjen e tarifave për produktet amerikane, para takimit Trump-Erdogan në Shtëpinë e Bardhë

14:50 | 22/09/2025
“Donald Trump si Mao Ce Duni” – CNN: Ekonomia amerikane në rrezik. Demokracia po “minohet”

“Donald Trump si Mao Ce Duni” – CNN: Ekonomia amerikane në rrezik. Demokracia po “minohet”

14:46 | 22/09/2025
Bllokada mbarëkombëtare: Grevë e përgjithshme në Itali në mbështetje të Gazës

Bllokada mbarëkombëtare: Grevë e përgjithshme në Itali në mbështetje të Gazës

14:42 | 22/09/2025
Moti i keq godet Italinë, alarm portokalli/ Faji i ndryshimeve klimatike

Moti i keq godet Italinë, alarm portokalli/ Faji i ndryshimeve klimatike

14:35 | 22/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com