Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Është lufta jote, timonier

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant

Nga: Astrit Patozi

Për kë e ke këtë herësin e Damianit, o kryetimonier, sipas të cilit listat mbyllen 99.99 përqind, por teorikisht popullit nuk i hiqet e drejta të vendosë kryqin aty ku gjoja i do zemra. Edhe pse vota e tij nuk do të ketë asnjë vlerë, për të zgjedhur deputetin që pëlqen.

Që do të thotë se rezultati do të jetë si tabelë emulacioni në kohën e diktaturës, ku thjesht të afishohen ata që kanë punuar më mirë se të tjerët, por në parlament të hyjnë vetëm ata që ka vendosur në krye të listës kryetari i partisë.

Sepse zoti Luli po bën sikur nuk e ka mendjen, edhe pse ndjehet qartësisht se po i lëshon goja lëng, duke pritur me padurim ditën që kjo “mrekulli” të miratohet në mënyrë të njëanshme në parlament.

Por tek e fundit, ai është në të drejtë të Zotit të përfitojë pa asnjë kosto prej një poshtërsie politike dhe juridike, që ka nisur dhe mund të bitiset vetëm me votat e “Rilindjes”.

Opozitën parlamentare, për të cilën u betove se e bëre sakrificën e hapjes së listave, e ke kategorikisht kundër, me akte dhe me fjalë. Dhe kjo për faktin e thjeshtë se po bëhet gjithmonë e më e vështirë të gjesh budallenj në këtë botë.

Në këto kushte e ke detyrim të na thuash, se kujt po ia bën nderin, duke menduar se mund të na çosh në zgjedhje me një ligj, që e përkeqëson edhe më shumë pabarazinë dhe deformimin e vullnetit të qytetarëve, gjë që e bën më të fortë bipolaritetin apo pushtetin e kryetarëve të dy partive kryesore.

Sepse para 30 korrikut na u ankove se kishe vetëm 74 vota, dhe nuk mund t’ia plotësoje të gjitha dëshirat Lulit. Tani duhet ta marrësh vetë përsipër të gjithë faturën e listave të mbyllura, pa koalicione dhe me prag të shtuar kombëtar 3 përqind, sepse PD-ja formalisht nuk ka asnjë rol për të luajtur.

Mbase nuk të kemi njohur mirë në këto vite, o kryetimonier, duke menduar për ty se i bën mirë pazaret, por nuk ke lidhje fare me kauzat dhe betejat parimore. Ky është rasti për të na dëshmuar, se je i gatshëm për të qenë edhe i vetëm trim në luftë, qoftë kjo edhe e ndyrë siç e parashikon drafti Gjiknuri, për të cilën është e sigurt se do ta mbash i vetëm përgjegjësinë.

Tags: astriti patozibashaedi ramaParlamet

TË LIDHURA

Aktualitet

“Po jetojmë kohë të pasigurta”, Antonio Costa: Zgjerimi i Bashkimit Europian, domosdoshmëri

13:07 | 02/06/2026
Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Aktualitet

ODIHR opinion urgjent mbi ligjin për financimin e partive politike: Më shumë transparencë

10:23 | 14/05/2026
Next Post

Kuvendi i rrëzon Metës 3 dekrete, Evis Kushi miratohet si Ministrja e re e Arsimit

Evis Kushi betohet para Metës si ministre e Arsimit

“E vërteta e vrasjes së Ali Demit”, dëshmia e rrallë e ish-ballistit







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Biznesmeni Pandeli Carapuli zyrtarisht nën hetim për pastrim parash. SPAK i komunikon akuzën

by mirseda
15:16 | 05/06/2026
0

Biznesmeni Pandeli Carapuli zyrtarisht nën hetim për pastrim parash. Sipërmarrësi paraqit sot në SPAK i shoqëruar nga...

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026

AGSH reagon pas incidenteve në tubimin kundër projektit për Zvërnecin: Gazetarët nuk janë palë

14:53 | 05/06/2026

“Jam… më jep 60 mijë euro”, mashtroi qytetarin duke iu prezantuar si një biznesmen dhe i mori paratë

14:38 | 05/06/2026

PD: ‘Banka Shqiptare e Zhvillimit’ tjetër mekanizëm klientelizmi i qeverisë

14:19 | 05/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com