Publikimi i listës së kandidatëve të PD për qarkun e Kukësit konfirmoi zërat se ish deputeti i Kukësit Flamur Noka nuk do të kandidojë më në këtë qark.
Burime të mirëinformuara pranë PD bëjnë të ditur se ish deputeti Flamur Noka është caktuar të kandidojë në Qarkun e Tiranës.
Emri i tij është propozuar në të gjitha degët e qarkut Kukës, si dhe në shumë degë të tjera të PD në të gjithë Shqipërinë.
Por, mesa duket për Partinë Denokratike kandidimi i ish-Ministrit të Brendshëm Flamur Noka është më i vlefshëm në Qarkun e Tiranës.