Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Më në fund flitet për zgjedhje në Shqipëri

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Amnistia fiskale dhe dy filozofitë e së drejtës

Nga: Ervis Iljazaj

Tashmë nuk mund të fshihet më se loja me listat e hapura nga Partia Socialiste ishte thjesht një strategji politike dhe jo një dëshirë për të ti kthyer votën qytetarëve apo për të kufizuar pushtetin e kryetarëve.

Me propozimin e fundit, kryetarokracia do të vashdojë të ekzistojë brenda partive politike, pavarësisht se në publik thuhet se listat janë të hapura. Por, e gjitha kjo retorikë nuk është gjë tjetër veçse një komunikim për të dhënë idenë se fuqia e votës së qytetarëve do të rritet dhe preferencat e tyre për të zgjedhur përfaqësuesit do të kenë rëndësi.

Në fakt me formulën e propozuar nga Partia Socialiste, është shumë e vështirë që këto preferenca të ndryshojnë renditjen e listës të vendosur nga kryetarët e partive, për të mos thënë e pamundur. Ndoshta, kjo është kostoja që opozita shqiptare do të duhet të paguajë për faktin se dogji mandatet dhe nuk ka më kartona në parlament.

Megjithatë, përtej këtij debati, lajmi i mirë është fakti se më në fund, pas një periudhe të gjatë ku qytetarët nuk shprehen me votë, flitet për zgjedhje në Shqipëri.

Është e qartë se situata politike dhe institucionale është në një ngërc të plotë. Me një parlament me dyshime të mëdha legjitimiteti, me opozitën përfaqësuese jashtë paralmentit dhe me një pushtet gjyqësor të paplotë, zgjedhjet parlamentare janë e vetmja rrugë për ti dhënë një c’tensionim të gjithë kësaj stiuate. Prandaj ato, duhet të zhvillohen sa më shpejt të jetë e mundur.

Shqipëria nuk e ka më luksin të vashdojë me  një rend kushtetues dhe politik pothuajse të palegjitmuar nga vota popullore.

Nëse reflektojmë për një minutë, do të kuptojmë se nga të gjitha pushtetet që ekzistojnë sipas rendit kushtettues shqiptar, asnjë nga ato nuk legjitimohet direkt nga vota e qytetarëve. Shqiptarët nuk votojnë për pushtetin ekzektuiv, as për pushtetin gjyqësor. Madje, me këtë sistem zgjedhor që kemi nuk votojnë as për pushtetin legjislativ, duke qenë se deputetët emërohen nga kryetarët e partive. Pikërisht për këtë arsye, tashmë gjendemi në një regjim partitokratik të pastër, sepse janë të vetme institucionet për të cilat shqiptarët vendosin një kryq në fletën e votimeve. Të shpresojmë që me hapjen elistave ky fenomen do të ndryshojë.

I vetmi pushtet që votohet aktualisht nga shqiptarët në mënyrë të drejt për drejt, është ai lokal. Por, më zgjedhjet e 30 qershorit, të cilat ishin moniste, ju hoq dhe kjo e drejtë. Një nga arësyet se përse Shtetet e Bashkuara konsiderohen një nga vëndet më demorkatike në botë, është pikërisht se, ndryshe nga Shqipëria, atje qytetarët votojnë për të gjitha pushtetet. Për pushtetin ekzekutiv, legjislativ dhe atë gjyqësor.

Në këtë kuptim, ne duhet ti kthejmë shoqërisë tonë të drejtën e votës sa më shpejt të jetë e mundur. Sepse në vitet e fundit, vota duket sikur ka humbur rëndësinë, dhe kjo ka bërë që qytetarët shqiptarë të jenë më të painteresuar për tu përfshirë në politikë, duke qenë se ndihen të pamundur për të ndryshuar dhe përcaktuar rrjedhën politike në Shqipëri.

Si asnjëherë më parë, nuk është e rëndësishme që shqiptarët ti drejtohen kutive të votimit dhe të jenë aktiv për të përcaktuar fatin e tyre, si dhe për të kthyer rëndësinë që ajo ka në jetën e gjithsecilit. Rëndësi e cila, për të hir të së vërtetës tashmë ka humbur.

Edhe për faktin se, kjo qeveri, ashtu sikurse ndoshta ka bërë gjatë gjithë mandatit të dytë, nuk ka cfarë ti ofrojë më shumë qyetarëve. Prandaj, edhe ajo vetë, më shumë se sa te ekonomia, arësimi, shëndetësia, është me mëndje të mandati i tretë, dhe për këtë ka vënë në lëvizje të gjitha instrumentat që ka në dorë, të cilat janë shumë.

Demokracia shqiptare ka nevojë për një parlament legjitim, për një opozitë përfaqësuese dhe qeveri legjitime dhe të pa kontestueshme. Ka nevojë në tërësi, për një proces demokratik zgjedhor të drejtë dhe të ndershëm. /Gazeta Liberale

Tags: ervis iljazajshqiperiZgjedhjet

TË LIDHURA

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë
Aktualitet

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë

09:47 | 20/02/2026
“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…
Aktualitet

“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…

13:56 | 18/02/2026
Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Next Post
Ceremoni festive në Shkodër, gjobë nga 1 mln lekë për 2 pronarët e lokaleve

Ceremoni festive në Shkodër, gjobë nga 1 mln lekë për 2 pronarët e lokaleve

Voltana Ademi telefonon Manastirliun, ja çfarë i kërkon

Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi me Covid-19

“Ekoja s’mjafton për të vërtetuar shtatzëninë”/Ja sa lekë duhet të japë Fjolla Morina si garanci

“Ekoja s’mjafton për të vërtetuar shtatzëninë”/Ja sa lekë duhet të japë Fjolla Morina si garanci







JU REKOMANDOJMË

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

14:02 | 27/02/2026
“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

20:14 | 24/02/2026
Izraeli përdor armën e re kundër Iranit: Iron Beam shkatërron me nxehtësi në ajër

Izraeli përdor armën e re kundër Iranit: Iron Beam shkatërron me nxehtësi në ajër

13:09 | 02/03/2026




TË FUNDIT

Kriza në Lindjen e Mesme/ Giorgia Meloni: Jam e shqetësuar për përshkallëzimin
Bota

Kriza në Lindjen e Mesme/ Giorgia Meloni: Jam e shqetësuar për përshkallëzimin

by mirseda
22:46 | 02/03/2026
0

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni është shprehur e shqetësuar për zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme pas...

Irani mbyll Ngushticën e Hormuzit, kërcënon: Do djegim çdo anije

Irani mbyll Ngushticën e Hormuzit, kërcënon: Do djegim çdo anije

22:42 | 02/03/2026
Ambasadori iranian në Spanjë: Do të godasim bazat amerikane në Evropë, nëse duhet

Ambasadori iranian në Spanjë: Do të godasim bazat amerikane në Evropë, nëse duhet

22:21 | 02/03/2026
Humbin jetën dy ushtarë të tjerë amerikanë në konfliktin me Iranin, shkon në 6 numri i të vrarëve

Humbin jetën dy ushtarë të tjerë amerikanë në konfliktin me Iranin, shkon në 6 numri i të vrarëve

22:20 | 02/03/2026
Alarm ajror në Qipro, Irani në kundërpërgjigje rajonale

Alarm ajror në Qipro, Irani në kundërpërgjigje rajonale

22:00 | 02/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com