Mjeku epidemieolog Taulant Muka, njihet për studimet dhe këshillat e tij për pandeminë e Covid-19, por jo vetëm.
Disa ditë më parë, Muka nxori plagjiaturën e Ministres së re të Arsimit, Evis Kushi, ku deklaronte se ishte bashkautore në një artikull shkencor, 70% të kopjuar.
Por, epidemiologu ka publikuar edhe një fakt tjetër nga studimi i saj.
Në Facebook, ai shkruan se në tabelën e punimit të ministres, të dhënat e Azisë lidhur me perceptimet e qytetarëve për situatën e pabarazisë, i’a ka përshtatur qyteteve shqiptare.
Postimi i Mukës në Facebook
A mund te flasim per besim ne numrat qe raportohen cdo dite per Covid kur ministrija e arsimit, drejtuesja e shkences ne vendin tone, te dhenat/numrat e vendeve te Azise i vendos si te dhena/numra per qytetet Shqiptare ne “studimin” e vete?
https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=1378684659189508&id=822964028094910