Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

U divorcua nga bashkëshorti para 38 vitesh, fëmijët nuk pranojnë të takojnë të ëmën

5 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, Video Galeri, W-Instant
U divorcua nga bashkëshorti para 38 vitesh, fëmijët nuk pranojnë të takojnë të ëmën

Jonila Gjini nuk ka ndarë vetëm historinë e saj të dhimbshme, humbjen e motrës në aksident, tek rubrika “Ka një mesazh për ty”. Ajo ka treguar edhe historinë e hallës së saj e cila prej 27 vitesh nuk i shikon fëmijët e saj. Halla e saj Diella është ndarë nga bashkëshorti 38 vite më parë.

Ajo mori me vete 3 fëmijët e saj, por nga kushtet e vështira ekonomike i dërgoi sërish tek i ati, me shpresën se një ditë do bashkëpunojnë sërish apo do i rimerrte.

Por kjo mesa duket nuk ndodhi kurrë, ajo ka jetuar pa parë fëmijët e saj për 27 vite dhe arsyen pse ata nuk duan ta takojnë, ajo nuk e di.

Ardit Gjebrea: Cili është motivi që ti dhe motra do sillnit sot hallën këtu?

Jonila Gjini: Halla jonë ka një histori të jashtëzakonshme. Para 38 vitesh ajo është divorcuar nga bashkëshorti dhe ka pothuajse 27 vjet që nuk flet fare me fëmijët e saj. Në fillim është larguar nga famija e bashkëshortit së bashku me tre fëmijët e saj dhe ka shkuar tek gjyshi im. Por për shkak të problemeve ekonomike të asaj kohe, nuk kanë mundur t’i mbajnë fëmijët dhe i kanë kthyer sërish. Nuk e di se çfarë ka ndodhur, por fëmijët e saj kanë 27 vite që nuk i flasin më.

Ardit Gjebrea: Ajo kur i ktheu fëmijët, i ktheu me idenë që do i linte gjithmonë atje, apo që do i rimerrte përsëri?

Jonila Gjini: Ndoshta për t’i rimarrë më vonë ose ndoshta për të bashkëpunuar me ish-bashkëshortin për fëmijët e tyre, por kurrë për t’i braktisur. Gjatë gjithë këtyre viteve, në sytë e saj kam parë mungesën e fëmijëve. Unë hallën e kam parë shumë herë duke vuajtur për fëmijët dhe arsyeja e ardhjes sime këtu, është një reflektim i atyre që kam parë gjatë gjithë këtyre viteve. Një reflektim që kishte halla për fëmijët, i mungesës së tyre.

Ardit Gjebrea: Ka bërë halla ndonjë hap për t’i takuar?

Jonila Gjini: Patjetër që po, së bashku me familjen time kanë bërë shumë herë përpjekje për t’i takuar fëmijët, por ata nuk kanë pranuar në mënyrë kategorike që të takohen me hallën.

Ardit Gjebrea: Pse, e dini motivin?

Jonila Gjini: Nuk e dimë asnjë motivin.

Jonilda ka treguar së në kohën që punonte në një zyrë sigurimesh ka ardhur kushërira e saj, vajza e hallës tjetër së bashku me një djalë dhe e ftojnë për kafe. Kur u nisën për kafe gjatë rrugës ajo kuptoi se ai ishte djali i hallës. Sapo e kuptoi këtë gjë, e përqafoi e emocionuar. Ai dëshironte të takonte kushërinjtë e tij, por në mënyrë kategorike nuk dëshironte të fliste për të ëmën. Madje motra e Jonilës kur ishte gjallë planifikonte që në dasmën e saj të ftonte edhe fëmijët e hallës.

Ardit Gjebrea: Ku jetojnë fëmijët e hallës.

Jonila Gjini: Nuk e di saktësisht, di vetëm që djali jeton në Gjermani.

Ardit Gjebrea: Çfarë mesazhi do i japësh hallës sot?

Jonila Gjini: Në radhë të parë dua që fëmijët e saj të kuptojnë se realisht kanë një nënë të mrekullueshme që ata nuk e dinë sepse jam e sigurt që nëse do e dinin, ngjarjet nuk do kishin rrjedhur kështu. Mendoj se edhe fëmijët e hallës janë njerëz të mrekullueshëm dhe do doja t’i thoja që ne i duam pafund dhe unë këtu jam reflektimi i dashurisë që më ka dhuruar familja dhe halla ime. /tvklan.al

Tags: ardit gjebreaJonila Gjinika nje mesazh per tyKlan

TË LIDHURA

Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Nder, sfidë dhe Përgjegjësi!
Politikë

Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Nder, sfidë dhe Përgjegjësi!

20:49 | 06/12/2025
Aksident në Qafën e Koshovicës në Fier, përplasen dy automjete, pamje nga vendngjarja
Aktualitet

Aksident në Qafën e Koshovicës në Fier, përplasen dy automjete, pamje nga vendngjarja

20:02 | 06/12/2025
Botërori/ Shqipëria e nis në Meksikë në 04:00 – kalendari i mundshëm i ndeshjeve
Shqipëria

Botërori/ Shqipëria e nis në Meksikë në 04:00 – kalendari i mundshëm i ndeshjeve

19:30 | 06/12/2025
Next Post
Njoftim i rëndësishëm nga OSHEE/ Tirana pa drita në datat 21-25 shtator

Njoftim i rëndësishëm nga OSHEE/ Tirana pa drita në datat 21-25 shtator

“Kjo foto turpi do mbesë një njollë e zezë në historinë e shtypit grek”, Turqia shpërthen ndaj Greqisë

"Kjo foto turpi do mbesë një njollë e zezë në historinë e shtypit grek", Turqia shpërthen ndaj Greqisë

Moti për nesër/ Mos dilni pa çadër nga shtëpia, rikthehen reshjet e shiut

Moti për nesër/ Mos dilni pa çadër nga shtëpia, rikthehen reshjet e shiut







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

20:40 | 01/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025
Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

21:31 | 03/12/2025




TË FUNDIT

Masakër në Afrikën e Jugut/ 11 të vrarë, mes tyre një fëmijë 3 vjeç
Bota

Masakër në Afrikën e Jugut/ 11 të vrarë, mes tyre një fëmijë 3 vjeç

by mirseda
22:05 | 06/12/2025
0

Të paktën 11 persona, përfshirë një fëmijë 3-vjeçar, u vranë dhe 14 të tjerë u plagosën në...

Zelensky: Kemi përparim në bisedimet me SHBA-në për planin e paqes

Zelensky: Kemi përparim në bisedimet me SHBA-në për planin e paqes

21:51 | 06/12/2025
Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Nder, sfidë dhe Përgjegjësi!

Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Nder, sfidë dhe Përgjegjësi!

20:49 | 06/12/2025
Tragjedi në Kretë/ Gjendet varka e fundosur, 18 emigrantë humbin jetën

Tragjedi në Kretë/ Gjendet varka e fundosur, 18 emigrantë humbin jetën

20:28 | 06/12/2025
Aksident në Qafën e Koshovicës në Fier, përplasen dy automjete, pamje nga vendngjarja

Aksident në Qafën e Koshovicës në Fier, përplasen dy automjete, pamje nga vendngjarja

20:02 | 06/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com