pusulabetcasibomcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabettaraftarium24betasusjustin tvmeritkingtaraftarium24justin tvjustin tvjustin tvtaraftarium24taraftarium24extrabetmatadorbetcasibomcasinoroyalroyalbetmatbet girişzenbetmarsbahiszenbetzenbetcasibomkulisbetpusulabetjojobet canlıbetgitbetgit girişcasinomilyonromabet girişromabetbetbey girişbetbeyholiganbet girişcasinomilyongameofbet girişholiganbetradissonbet girişgameofbetcratosroyalbet girişradissonbetgrandpashabet girişcratosroyalbetmarsbahis girişmatbet girişcasinoroyalbettiltmatadorbetsekabet girişpusulabet girişbetgit güncel girişcasinoroyalbetsalvadorromabet güncel girişbetbey güncel girişholiganbet güncel girişgameofbet güncel girişradissonbet güncel girişcratosroyalbet güncel girişgrandpashabet güncel girişimajbet girişholiganbetgrandpashabetholiganbetkulisbetcasibomcasibom girişgrandpashabettipobetgates of olympusligobetdeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusuCasibomgrandpashabetcratosroyalbetibizabetbetgitromabetbetbeyhititbetholiganbetgameofbetradissonbetcratosroyalbetgrandpashabetCasibomikimislicratosroyalbetromabetjojobet girişjojobetcasibomJojobetgrandpashabet girişmarsbahis
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

A ka ndonjë kërcënim të terrorizmit në Ballkan?

6 vjet ago
in Bota, Kryesore, Të Gjitha, TT, W-Instant

Nga Harun Karcic “Daily Sabah”

Në fillim të muajit gusht, Ministri i Brendshëm i Republikës Srpska Dragan Lukaç tha:“Çdo akt terrorist i kryer në Bosnjë dhe Hercegovinë u krye nga Vehabistët. Gati të gjitha sulmet terroriste të kryera në Evropë, por edhe ato në të gjithë botën, kanë lidhje me Bosnje Hercegovinën”.

Fjalët e tij u pritën me kritika të ashpra nga shumë boshnjakë, sidomos në mediat sociale.

Por ajo që tha Lukaç është e fundit në një seri deklaratash të diskutueshme që vijnë nga politikanë ballkanikë të rangut të lartë gjatë vitit të kaluar, dhe që synojnë të luajnë me frikën nga terrorizmi ndërkombëtar, sidomos në Perëndim.

Këto sulme janë një tipar i dukshëm i demonizimit të vazhdueshëm të popullsisë myslimane të Bosnjes, vend të cilin shumë analistë perëndimorë nuk kanë arritur ta kuptojnë deri më tani. Për të qenë të qartë:Bosnja ka qindra myslimanë që u përmbahen interpretimeve puritane Salafiste ose Vehabiste të Islamit.

Por është e ditur se respektimi i mësimeve puritane të Islamit, nuk përkthehet automatikisht me bashkimin e këtyre besimtarëve me ndonjë grup terrorist. Së dyti, nga ky vend dhjetëra të rinj shkuan në Siri dhe Irak dhe iu bashkuan ISIS. Shumë prej tyre vranë në beteja, ndërsa ata që mbijetuan u rikthyen dhe u përballën me dënime të gjata me burg.

Edhe Bosnja ka pësuar sulme terroriste. Por sulmi i fundit i madh një dekadë më parë kundër ambasadës amerikane në Sarajevë, u krye nga një shtetas serb dhe jo boshnjak. Madje edhe ai sulm nuk shkaktoi për fat të mirë asnjë të vdekur. Atëherë, pse një politikan serbo-boshnjak i rangut të lartë e përshkroi vendin e tij si një vatër e terroristëve?

Në thelb, e gjitha përmblidhet në dy arsye kryesore:demonizimi i myslimanëve boshnjakë, dhe ndryshimi i narrativës së bazuar në faktet e luftës. Gjatë luftës së viteve 1992-1995, imazhi negativ i serbëve të Bosnjës në Perëndim ishte shumë i përhapur. Kampet e përqendrimit të drejtuara nga serbët si Omarska dhe Keraterm, ku myslimanët boshnjakë u torturuan dhe u vranë, u krahasuan në mediat perëndimore me kampet naziste Bergen-Belsen dhe Aushvic.

Shfarosja e myslimanëve autoktonë të Evropës, nxiti të mbijetuarit e Holokaustit si Eli Vizel që t’i lutej ish-presidentit amerikan Bill Klinton të ndalte masakrat. Dhe imazhi i serbëve si gjenocidistë vazhdoi edhe vite të tjera pas luftës.

Pastaj në atmosferën e tashme paranojake pas sulmeve të 11 shtatorit 2001, ku frika dhe dyshimi ndaj myslimanëve ishte mëse i dukshëm, ndodhën një mori sulmesh terroriste në mbarë Evropën – në Madrid (2004), Amsterdam (2004), Londër (2005), Paris (2015), Bruksel (2016), Nisë (2016) dhe Berlin (2016), të kryera nga ekstremistë të dhunshëm që pretendonin se ishin myslimanë.

Këto sulme patën një efekt të madh në Ballkan, dhe erdhën si një bekim i maskuar për nacionalistët serbë dhe kroatë. Ata e kuptuan se kjo ishte një mundësi e përsosur që të atashoheshin me “luftën kundër terrorit”, duke u çliruar nga imazhi i tyre si gjenocidistë.

Ata filluan t’i tregonin publikut perëndimor atë që donte të dëgjonte, se edhe ata e kishin

një problem me “ekstremistët islamikë”, dhe se lufta e viteve 1992-1995 ishte në fakt një operacion “kundër terrorizmit”

Ata shkuan aq larg, sa t’i përshkruanin myslimanët boshnjakë shumë të shekullarizuar – dhe për të cilët konsumi i alkoolit nuk është tabu dhe xhamitë i frekuentojnë vetëm disa herë në vit – asgjë më pak se sa “ekstremistë islamikë”.

Milorad Dodik, një anëtar serbo boshnjak i presidencës trepalëshe të vendit, ka pohuar vazhdimisht se politikanët myslimanë boshnjakë, duan të krijojnë një shtet islamik, dhe se

ata po planifikojnë t’u japin shtetësinë 150.000 emigrantëve myslimanë për të ndryshuar përbërjen fetare të vendit.

Deklarata të ngjashme ka bërë Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç. Gjatë një interviste vitin e kaluar, ai tha:”Boshnjakët po presin të kalojnë 50 për qind të popullsisë së vendit, në mënyrë që të krijojnë shtetin e parë islamik në mes të Evropës”, teksa shtoi kërcënueshëm: ”Ne s’do të lejojmë kurrë që Bosnja të bëhet një shtet islamik!”.

Po kështu, edhe etnonacionalizmi kroat po drejtohet kundër myslimanëve boshnjakë duke i fajësuar ata për dështimin e Bosnjës si shtet, dhe duke e përshkruar atë si një vatër terroriste.  Në vitin 2019, presidentja e atëhershme e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviç tha për Bosnjën:”Vendi kontrollohet tani nga Islami militant, që është dominues në përcaktimin e agjendës”.

Problemi është se një demonizim i tillë i qëllimshëm i një kombi të tërë, merret seriozisht nga gazetarët, politikanët ose akademikët evropianë. Kjo u pa kur presidentit francez Emanuel Makron, e cilësoi Bosnjen një “minë me sahat”.

Burimi i lajmit:

https://www.dailysabah.com/opinion/op-ed/is-there-a-terrorism-threat-in-the-balkans?gallery_image=undefined#big

Përshtati TIRANA TODAY

TË LIDHURA

Aktualitet

“Revolucion”, “Shqipëri e Re”/ Marshimi masiv në Tiranë, jehon thirrja: Rama jep dorëheqjen!

22:59 | 11/06/2026
Aktualitet

Korçë/ 4-vjeçari bie aksidentalisht nga kati i dytë i banesës, transportohet në spital

22:47 | 11/06/2026
Aktualitet

Thirrje për protestën e nesërme: Administrata t’i bashkohet popullit kundër antimitingut të Ramës

22:23 | 11/06/2026
Next Post

Nuk ndalen operacionet në Vlorë, në fokus personat në kërkim

Policia e Shtetit/ Arrestohen 21 persona, sekuestrohet municion luftarak dhe drogë

Zjarr në Bashkinë e Kamzës, ja çfarë e ka shkaktuar







JU REKOMANDOJMË

Në pritje të ëmbël për herë të dytë, Dafina zbulon gjininë e bebit përmes Daskanit

20:27 | 10/06/2026

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026

“Maskara, je një maskara”, përplasje verbale me ministrin, Shehaj përjashtohet nga seanca

16:21 | 11/06/2026

Redi Shehu: Heqja e “non grata”-s për Berishën po e riciklon politikisht ndërkombëtarisht

12:13 | 11/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

“Revolucion”, “Shqipëri e Re”/ Marshimi masiv në Tiranë, jehon thirrja: Rama jep dorëheqjen!

by mirseda
22:59 | 11/06/2026
0

TIRANË- Protestuesit kanë vijuar marshimin e tyre në Tiranë. Marshimi vijon me thirrjen “Rama jep dorëheqjen”. Një...

Korçë/ 4-vjeçari bie aksidentalisht nga kati i dytë i banesës, transportohet në spital

22:47 | 11/06/2026

Thirrje për protestën e nesërme: Administrata t’i bashkohet popullit kundër antimitingut të Ramës

22:23 | 11/06/2026

Trump: Kemi marrëveshje me Iranin, Ngushtica e Hormuzit do të rihapet menjëherë

22:08 | 11/06/2026

12 ditë protestë, “Rama dorëhiqu”! Marshimi vijon në Tiranë: 200 mijë deri sa të ketë drejtësi

22:06 | 11/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com