E diel, 7 Mars, 2021
15 C
Tirana

Zjarr në Bashkinë e Kamzës, ja çfarë e ka shkaktuar

Bashkia e Kamzës është përfshirë ditën e sotme nga zjarri. Shefi i zjarrfikëses bëri me dije se zjarri kishte rënë në një prej kokave të kondicionerëve që ndodheshin në pjesën e strehës në hyrje të institucionit.

Sipas tij, një prej kondicionerëve ka pësuar shkëndijë elektrike duke shkaktuar kështu zjarrin. Ndërkohë, punonjësja e kësaj bashkie, Nertila Koka tha se zjarri nuk ka dëmtuar asnjë pjesë të godinës, ndërsa të hënën do të nisë puna.

“Nuk ka asnjë lloj pasoje. Incidenti u kontrollua në kohë, ka qenë incident pa pasoja. Ditën e hënë do të jenë të hapura, pasi kemi shumë punë dhe do iu shërbejmë qytetarëve”, tha ajo.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Revoltat e dhunshme në Mianmar/ OKB: Ndaloni vrasjen e protestuesve

I dërguari i Kombeve të Bashkuara për Mianmar i ka bërë thirrje këshillit të sigurimit të KB të marrë masa kundër protestave të dhunshme,...

SHBA-ja lëshon alarm për sulm të ri kibernetik

Qeveria amerikane është duke bërë paralajmërime për sulme të mëdha kibernetike, të cilat mund të kenë shënjestruar serverët e kompanisë Microsoft, dhe të cilat...

Lum partitë për këtë popull që kanë

Nga: Mentor Kikia Ne nuk jemi vetëm në krizë pandemie, krizë ekonomike apo sociale. Ne jemi edhe në një krizë të thellë mendore si shoqëri...

Koronavirusi në vend/ 777 raste të reja dhe 21 viktima

Kurba e koronavirusit në Shqipëri mbetet e lartë, pasi në 24 orët e fundit janë regjistruar 777 raste të reja. Ndërkohë, 21 persona nuk kanë...

Milani kthen Ibrën në kombëtare, 39-vjeçari debuton në ndeshjen me Kosovën

Viti fantastik te Milani dhe fakti që është lideri i ecurisë së pabesueshme të kuqezinjve, ka bërë që Zlatan Ibrahimoviç të kthehet në Kombëtaren...