Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Shkatërrohet banda e trafikut të kokainës e kontrolluar nga shqiptarët, ja çfarë shkruan ‘Zëri i Amerikës’

5 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Shkatërrohet banda e trafikut të kokainës e kontrolluar nga shqiptarët, ja çfarë shkruan ‘Zëri i Amerikës’

Një organizatë kriminale e përbërë nga shqiptarë, e konsideruar si një nga rrjetet më aktive të trafikut të kokainës në Europë, u godit falë një operacioni të zhvilluar në 10 shtete të ndryshme.

Sipas një njoftimi të EUROPOL-it​, grupi me emrin “KOMPANIA BELLO”, konsiderohet tanimë i shkatërruar, pas arrestimeve të 20 anëtarëve të tij, ndërsa gjatë viteve të shkuara ishin arrestuar 84 pjestarë të të tjerë, në Itali, Ekuador, Hollandë, Mbretëri e Bashkuar, Zvicër dhe Gjermani.

Arrestimet e fundit çuan në pranga, 5 persona në Itali, 2 në Hollandë, 2 në Gjermani, 2 në Greqi, 1 në Rumani, 1 në Hungari, 1 në Spanjë, 5 në Shqipëri, dhe 1 tjetër në Emiratet e Bashkuara Arabe. Në Shqipëri arrestimet u kryen në Tiranë, Vlorë, Lezhë e Durrës. Ndërkohë mes të arrestuarve të tjerë janë dhe 6 anëtarë të tjerë të grupit me origjinë po nga Shqipëria.

Organizata, mendohet të ketë ngritur një sistem tërësisht të ri të trafikut, ndryshe nga ç’kishin vepruar më parë importuesit ndërkombëtarë të kokainës, të cilët punonin veçmas nga shitësit me shumicë dhe bandat që shpërndanin drogën në rrugë. Grupi rrëzoi të gjithë modelin dhe kontrolloi të gjithë zinxhirin e trafikut, nga organizimi i dërgesave të mëdha direkt nga Amerika e Jugut deri te shpërndarja në të gjithë Evropën.

Kreu i organizatës, mendohet të jetë një 40 vjeçar shqiptar me qendër në Ekuador. Sipas hetimeve rezulton se “duke përdorur mjete të sofistikuara të koduara të komunikimit, drejtuesi i rrjetit, negocioi drejtpërdrejt me kartelet e drogës në Amerikën e Jugut, duke organizuar dërgesat e mëdha të kokainës në portet kryesore të Evropës. Me ndihmën e bashkëpunëtorëve të vendosur në Itali, Hollandë dhe Shqipëri, u organizua shpërndarja më pas në të gjithë Evropën. Kokaina kalonte nëpër kufijtë europianë, e fshehur në automjete të modifikuara, ku ishin instaluar ndarje të fshehura të sofistikuara”.

Për të pastruar paratë e aktiviteteve kriminale, grupi përdori një sistem informal dërgesash, me origjinë kineze, i njohur si sistemi fei ch’ien. Njerëzit që përdorin fei ch’ien depozitojnë një shumë në një ‘agjenci’ të këtij sistemi në një shtet. Një operator tjetër tërheq shumën ekuivalente diku tjetër në botë dhe ia kalon marrësit të synuar. Në mungesë të provave evidente, rrjeti besohet tmegjithatë, të ketë pastruar miliona euro përmes këtij sistemi.

Operacioni ndërkombëtar me emrin “Los Blancos” që vlerësohet nga EUROPOL-i, si “i paprecedentë”, e ka zanafillën në një hetim 5 vjeçar i drejtuar nga prokuroria e Firences në Itali. Ai konsiderohet si më i madhi i këtij lloji ndonjëherë kundër krimit të organizuar shqipfolës. Autoritetet italiane bashkëpunuan ngushtësisht me homologët e tyre hollandezë, duke ngritur një ekip të përbashkët hetimor. Rreth 4 tonë kokainë dhe mbi 5.5 milion euro në para janë kapur gjatë këtij hetimi.

Me ndihmën dhe financimin e EUROJUST dhe EUROPOL-it, ekipi i përbashkët hetimor, punoi për një kohë të gjatë për të zbuluar madhësinë dhe kompleksitetin e veprimtarisë kriminale të organizatës “KOMPANIA BELLO”, si dhe për të krijuar një strategji të përbashkët e për të organizuar shkëmbimin intensiv të informacionit dhe provave të nevojshme për t’u përgatitur për fazën përfundimtare të hetimit. Për ndjekjen e operacionit, në selinë e EUROPOL-it, u krijua një qendër e përbashkët komanduese operacionale për të koordinuar veprimet e ndryshme që ndodhin njëkohësisht në të gjitha vendet e përfshira.

Një ekspert i EUROPOL-it, u vendos gjithashtu në Firence për të siguruar mbështetjen e duhur operacionale për autoritetet italiane, duke ofruar një analizë të shpejtë të të dhënave të reja ndërsa ato po grumbulloheshi gjatë veprimeve në terren. Nga ana tjetër, koordinimi gjyqësor u sigurua nga një qendër koordinimi në EUROJUST, me përfshirjen në kohë reale të një grupi prokurorësh dhe gjyqtarësh për ekzekutimin dhe përshtatjen e kërkesave të ndërsjellta të ndihmës juridike të nevojshme për të kryer veprimet ndërkufitare. /VOA

Tags: EuropolOrganizatë kriminaleshqiptare

TË LIDHURA

E rëndë në Përmet, 31-vjeçari i jep fund jetës, gjendet i varur në shkallët e banesës
Aktualitet

E rëndë në Përmet, 31-vjeçari i jep fund jetës, gjendet i varur në shkallët e banesës

21:55 | 20/01/2026
Zbardhet udhëzimi i Nokës për kryetarët e PD-së: Përditësoni listat e anëtarësisë
Politikë

Zbardhet udhëzimi i Nokës për kryetarët e PD-së: Përditësoni listat e anëtarësisë

19:36 | 20/01/2026
“Alarm në QSUT”, Alimehmeti: Pa mirëmbajtje gjeneratorësh, protestë më 24 janar
Politikë

“Alarm në QSUT”, Alimehmeti: Pa mirëmbajtje gjeneratorësh, protestë më 24 janar

18:44 | 20/01/2026
Next Post
Ruajtja e të dhënave nën ujë/ Microsoft tërheq nga thellësia e detit serverin gjigand

Ruajtja e të dhënave nën ujë/ Microsoft tërheq nga thellësia e detit serverin gjigand

Në Korçë rikthehet transporti i emigrantëve të paligjshëm, në pranga 2 persona

Në Korçë rikthehet transporti i emigrantëve të paligjshëm, në pranga 2 persona

Cakaj takon homologun maqedonas: Me rëndësi zhvillimi i mbledhjes ndërqeveritare

Cakaj takon homologun maqedonas: Me rëndësi zhvillimi i mbledhjes ndërqeveritare







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

16:57 | 16/01/2026




TË FUNDIT

Keijsi dhe Ina, afërsi intime në shtëpi, Stelina e shtangur nga pamjet
Showbizz

Keijsi dhe Ina, afërsi intime në shtëpi, Stelina e shtangur nga pamjet

by mirseda
23:02 | 20/01/2026
0

Kejsi dhe Ina këto ditë duket se kanë qenë më të afërt se asnjëherë në shtëpi. Në...

E rëndë në Përmet, 31-vjeçari i jep fund jetës, gjendet i varur në shkallët e banesës

E rëndë në Përmet, 31-vjeçari i jep fund jetës, gjendet i varur në shkallët e banesës

21:55 | 20/01/2026
“Familjarët e saj më prenë rrugën”/ Mateo rrëfen historinë me Brikenën jashtë: Më ka mbetur peng

“Familjarët e saj më prenë rrugën”/ Mateo rrëfen historinë me Brikenën jashtë: Më ka mbetur peng

21:52 | 20/01/2026
Bahamas heq vizat për Kosovën, Osmani: Lidhje më të forta

Bahamas heq vizat për Kosovën, Osmani: Lidhje më të forta

21:06 | 20/01/2026
Kurti në Davos: Serbia të heqë dorë nga kthimi në Kosovë

Kurti në Davos: Serbia të heqë dorë nga kthimi në Kosovë

21:03 | 20/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com