Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Një lutje për të gjithë: Rregjistrohuni në kadastër

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Për dashnorët e gratis-it

Nga Ilir Beqaj

Prej tre vitesh, angazhimet politike më kanë dhënë mundësinë e rrallë të vizitoj zona të mrekullueshme të Shqipërisë dhe të takohem e të dëgjoj hallet e banorë të atyre zonave. E kam fjalën për Lurën e Kalanë e Dodës, për Shishtavecin e Kolesjanin, për Valbonën, Currajn e Epërm dhe Çeremin, për Vermoshin e Lëpushën, për Thethin, Bogën e Razmën, për Shalën, Pultin, Shoshin e Drishtin, për Temalin e Shllakun. Nuk po them ndonjë gjë të re që në këto zona ka gjithmonë e më pak banorë që jetojnë dimrit, sic ka shumë të tepër që verojnë në shtëpitë tyre dhe akoma më shumë vizitorë shqiptarë e të huaj gjatë sezonit me ditë të gjata.

Hallet e banorëve atje nuk janë të pakta.

  • Rrugë
  • Energji elektrike
  • Kujdes shëndetësor
  • Arsim për fëmijët
  • Dokumenta Pronësie
  • Plane rregulluese, standarte ndërtimi e leje zhvillimi
  • Ujë të pijshëm e kanalizime ujërash të zeza
  • Administrim mbeturinash

Ka që zgjidhen më lehtë e ka që janë më të vështira.

Ka që duan fonde, por ka që janë vetëm ligje e procedura.

Rrugët po përmirësohen. Për Valbonë, Shishtavec, Bogë, Lëpushë, Tamarë, Vermosh, Drisht, Kala e Dodës shkohet shumë më lehtë sot. Për në Theth po punohet e për në Lurë fillon së afërmi.

Në klasa ka gjithmonë e më pak nxënës, por rrugët e përmirësuara e lehtësojnë lëvizjen e nxënësve për në shkolla më të përqëndruara.

Kujdesi shëndetësor, sidomos në mbështetje të turizmit veror është mbështetur me shërbim 24/7 e furnizim me barna e materiale mjekjësore urgjence.

Pronësia më është dukur më e koklavitura. Një “grusht” vend jemi, një ligj bazë (i famshmi 7501) burim për tituj pronësie. Situata nga më të koklaviturat e shmangie nga më të çuditshmet. Çdo fshat, një “rast” i veçantë.

Diku nuk e kanë njohur fare 7501. Nuk kanë pranuar të marrin të famshmen AMTP (akt të marrjes së tokës në përdorim). Janë vendosur prej 29 vitesh në kufijtë e vjetër.

Diku i kanë marrë AMTP, por janë vendosur në kufijtë e vjetër.

Diku kanë më shumë sipërfaqe se ç’u takon për frymë sipas normës së 7501.

Diku kanë më shumë se një AMTP.

Diku shfrytëzojnë sipërfaqe që në kadastër nuk quhet tokë bujqësore por pyll, livadh, kullotë apo shkëmb.

Diku regjistrimi në Kadastër nuk përputhet me vendndodhjen reale të pronës. Të gjitha këto “përjashtime” e kanë gjetur zgjidhjen ligjore. Edhe kur kemi më shumë tokë për frymë, edhe kur e keni në livadh a pyll, edhe kur keni më shumë se një AMTP, etj, etj.

Me ligjin 20/2020 “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në RSH. Ligji është miratuar në Kuvend në 5 mars 2020, vetëm pak ditë para se të shpërthejë epidemia e Covid 19. Prandaj, mesa duket, nuk ka arritur të marrë vëmendjen e mjaftueshme të publikut të gjerë.

Tani lypet vëmendje maksimale. Gjithaçka fillon nga kërkesa e qytetarit në bashkinë ku ndodhet sipërfaqja e tokës që pretendohet të kthehet në pronë të ligjshme e të regjistruar në kadastër.

Motra e vëllezër!

Një lutje për të gjithë Ju. Ju lutem, bëni kërkesën! Ani se mund t’ju ketë plasur shpirti këto 30 vite. Bëjeni për fëmijët, për mbesat e nipat. Afati maksimal për të dorëzuar kërkesën e 7 nëntor 2020. Kanë mbetur vetëm 8 javë.

Një kërkesë për të gjitha bashkitë. Angazhoni maksimalisht burimet njerëzore më të mira për lehtësimin e mbarëvajtjes së këtij procesi. Është shërbimi më i mirë që mund t’u bëni jo vetëm bashkëqytetarëve tuaj por edhe të ardhmes ekonomike e sociale të Shqipërisë.

Një kërkesë për Agjencinë Shtetërore të Kadastrës. Gjithë mundi e përpjekja disa vjeçare për të hartuar një ligj gjithëpërfshirës nuk duhet të shkojë dëm nga koeçidenca fatkeqe e mbivendosjes me pandeminë e Covid 19 që mund të sjellë mosinformim dhe/ose mosinteresim të qytetarëve. Lypet çdo lloj kanali komunikimi. TV, gazetë, telefon, mesazh teskt në celular, portal, fletëpalosje, facebook, twitter, instagram etj, etj.

Kërkesa e fundit për qeverinë. Sa më parë të miratojë aktet nënligjore të nevojshme për fillimin e zbatimit të ligjit.

Tags: Ilir Beqajkadasterregjistrohuni

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Transportuan 25 emigrantë të paligjshëm, arrestohen dy persona

Transportuan 25 emigrantë të paligjshëm, arrestohen dy persona

“S’ka si vendi yt”/ Emina Cunmulaj poston fotot nga vendlindja, rikujton kohët e fëmijërisë

“S’ka si vendi yt”/ Emina Cunmulaj poston fotot nga vendlindja, rikujton kohët e fëmijërisë

Historia e Manjola Cakonit, reagon sërish Rama: Keqardhje që u përdor një nënë e lënduar

Historia e Manjola Cakonit, reagon sërish Rama: Keqardhje që u përdor një nënë e lënduar







JU REKOMANDOJMË

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

15:42 | 21/03/2026
Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

11:36 | 25/03/2026
Trump: “Jam i lumtur që vdiq”, deklaratë e fortë për ish-drejtorin e FBI-së

Trump: SHBA pezullon sulmet ndaj Iranit pas bisedimeve “produktive”

12:17 | 23/03/2026
Rrëzimi i avionit në Nju Jork/ Gjendet e gjallë një stjuardesë, ishte lidhur në sedilje

Rrëzimi i avionit në Nju Jork/ Gjendet e gjallë një stjuardesë, ishte lidhur në sedilje

21:46 | 23/03/2026




TË FUNDIT

Bordi cakton çmimet e reja, Braçe: Po grabitet çmimi neto i naftës?
Politikë

Bordi cakton çmimet e reja, Braçe: Po grabitet çmimi neto i naftës?

by mirseda
22:48 | 26/03/2026
0

Deputeti i PS, Erion Braçe, ka reaguar ashpër pas vendimit të Bordit të Transparencës për përcaktimin e...

Polonia ndëshkon kuqezinjtë, shënojnë sërish gol

Polonia ndëshkon kuqezinjtë, shënojnë sërish gol

22:30 | 26/03/2026
“Po luten për marrëveshje”/ Trump: Hormuzi rihapet nëse…

“Po luten për marrëveshje”/ Trump: Hormuzi rihapet nëse…

22:08 | 26/03/2026
Poloni-Shqipëri/ Nis pjesa e dytë, emocione dhe spektakël në Varshavë

Poloni-Shqipëri/ Nis pjesa e dytë, emocione dhe spektakël në Varshavë

22:05 | 26/03/2026
Qeveria lë gratë pa leje lindje…nuk punon sistemi në E-Albania

Qeveria lë gratë pa leje lindje…nuk punon sistemi në E-Albania

21:48 | 26/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com