Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, është përfshirë së fundmi në një debat me një gazetar të Reuters.
Shkak i debatit është bërë maska që ky i fundit mbante veshur, teksa po i bënte një pyetje liderit amerikan.
“Duhet ta heqësh maskën, të lutem! Mund ta heqësh. Sa metra larg je? Në rregull, nëse nuk e heq, të del zëri i mbytur, kështu që nëse e heq do të ishte shumë më lehtë”, i tha Trump gazetarit Jeff Mason.
Gazetari këmbënguli për të ngritur zërin që të dëgjohej më mirë, por jo që të hiqte maskën.
Edhe pse në fund ai e respektoi vendimin e gazetarit, Trump përgëzoi një tjetër gazetar i cili hoqi maskën në momentin që do të bënte pyetjen.