Nënshkrimi i marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë sot ka marrë vëmendje botërore, duke u cilësuar si një akt historik.
Lidhur me këtë marrëveshje ka reaguar edhe vajza e presidentit amerikan, Ivanka Trump. Përmes një postimi në Twitter, Ivanka përgëzon babain e saj që ndihmoi në arritjen e kësaj marrëveshjeje.
“Përgëzime Donald Trump, Richard Grenell, Robert Obrien dhe Jared Kushner për progresin e sotëm historik – normalizimin e lidhjeve ekonomike mes Kosovës e Serbisë, dhe ndihma për zgjidhjen e një konflikti dekadash të gjatë në Evropën Lindore”, shkruan ajo.
Congratulations @realDonaldTrump, @RichardGrenell, @RobertcObrien & Jared Kushner on today’s historic breakthrough — normalizing economic ties between Serbia & Kosovo and helping resolve a decades-long conflict in Eastern Europe. https://t.co/xYErKiH4az
— Ivanka Trump (@IvankaTrump) September 4, 2020