Kryebashkiakes së Durrësit, Emirjana Sako i kanë vjedhur makinën personale, të tipit Audi A5. Ngjarja e rëndë është mbajtur e fshehur nga policia dhe ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, raporton Fax Ëeb. Nuk dihet nëse automjeti i Sakos ka qenë i parkuar diku, apo është kërcënuar në mënyrë të drejtpërdrejtë kryebashkiakia e Durrësit.
Kujtojmë se Emirjana Sako u komandua si kryetare e Bashkisë së Durrësit pak muaj më parë, pas dorëheqjes nga funksionet të Zhuljen Varfajt për arsye shëndetësore.