Një tërmet me magnitudë prej 4.3 ballësh është shënuar pak minuta më parë në Greqi. Epiqendra e tërmetit u lokalizua 17 kilometra në veri të Rafinës, raportojnë mediat greke.
Tërmeti është ndjerë në disa zona të Greqisë veriore. Nuk ka raportime për të plagosur ose dëme materiale.
Greqia ndodhet në një prej zonave më sizmike në botë, dhe tërmetet janë të zakonshme, megjithatë fatalitetet dhe dëmet e mëdha janë të rralla.