Aktorja e njohur gjermane Meryem Uzerli, e cila mori famë për publikun shqiptar me rolin e saj si “Sulltanesha Hyrrem” në serialin turk “Sulejmani i madhërishëm”, do të bëhet sërish nënë.
Meryem do të bëhet nënë për herë të dytë, dhe është në muajin e pestë të pritjes së ëmbël.
Këtë lajm ajo e dha në një intervistë për revistën “Zamazingo”, duke zbuluar edhe gjininë e bebit.
Aktorja do të sjellë në jetë një tjetër vajzë, pas vajzës së saj 7-vjeçare e cila quhet Lara.
“Jam 5-muajshe shtatzënë. Lara prej kohësh dëshironte një motër”, ka treguar Meryem.
View this post on Instagram