PSG ka njoftuar se tre pjesëtarë të ekipit janë testuar pozitivisht me koronavirus. Dy prej tyre janë konfirmuar se janë Ángel Di María dhe Leandro Paredes. Personi i tretë mbetet ende enigmë.
Ekipi parizien tashmë e ka zbatuar protokollin e planifikuar shëndetësor dhe lojtarët do të futen në karantinë, për të parandaluar përhapjen e virusit.
PSG i ka kërkuar LFP të shtynte ndeshjen e kampionatit francez kundër Lens, planifikuar të shtunën e 29 gushtit. Ajo u spostua për të enjten e 10 tetorit.
Sipas klubit, arsyeja e shtyrjes ishte për t’i dhënë skuadrës njëfarë pushimi, pasi kishte luajtur 3 ndeshje në 10 ditë, në Ligën e Kampionëve.