Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Tani Edi të puthet me Milon

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Shqiptarët e pinë viagrën e rezistencës

Nga: Andi Bushati

Rezultati i zgjedhjeve në Mal të Zi ishte një shpullë e papritur ndaj elitave të verbëra të perëndimit, ndaj burokratëve të Brukselit dhe atyre që e përdorën kryeministrin tonë Edi Rama, si një kamardare shpëtimi të minutave të fundit.

Partia e Milo Gjukanoviçit, autokratit që e drejton vendin e tij si një ndërmarrje private, mori rezultatin më të keq të mundëshëm në 30 vitet e fundit. Ndonëse social-demokratët arritën të dalin parti e parë, duke lënë me 2% mbrapa nacionalistët pro serbë, këta të fundit, nëse i’a dalin të thurrin një koalicion në filigran me partitë liberale pro perendimore, mund ti japin fund regjimit të Podgoricës.

Pak rëndësi ka se çfarë do të ndodhë më pas dhe nëse virtuozi Gukanoviç, mandati i të cilit si president përfundon në 2023, do të arrijë ti’a hedhë edhe kësaj radhe. Mesazhi që dhanë zgjedhësit e fqinjit tonë të vogël prej 620 mijë banorësh ishte i qartë: përallat me pro dhe anti perendimorë nuk janë të mjaftueshme për të qenë një faktor elektoral në vende që udhëhiqen nga autokratë.

Ndryshe nuk ka si shpjegohet që njeriu që i rezistoi Sllobodan Millosheviçit, ai që udhëhoqi me sukses referendumin për pavarësinë e vendit, duke marrë 55% të mbështetjes popullore, ai që njohu bashkë me SHBA, Gjermaninë e Britaninë , pavarësinë e Kosovës, ai që e futi vendin e tij në Nato dhe që është përpara të gjithë fqinjëve të Ballkanit perendimor në procesin e negociatave më BE, të fitojë gjithnjë e më pak vota në vendin e tij.

Kjo anë e medaljes e ish drejtorit të doganave të fundshekullit të kaluar, që e ktheu republikën e tij të vogël në një parajsë për mafiozët dhe kontrabanistët italianë të cigareve, nuk mund të mbulojë fytyrën e tij të vërtetë. Pas të përkëdhëlurtit të perëndimit fshihej gjithnjë njeriu, emri i të cilit dilte në deponimet e të penduarve të Camorra-s e Sacra Corona Unita-s. Artikuj të shumtë të mediave serioze e përshkruajnë atë si pronarin okult të disa hoteleve me 5 yje në bregdet. Ato e paraqesin familjen Gukanoviç si pronaren relae të vendit, ku për fatin e një prone shtetërore, në muret e qytetit të vjetër të Budvës, mund të vendosë një gjykatëse e lartë si Ana Kolarevic, që është motra e Milos, apo ku një bankë private mund të shpëtohet vetëm se është pronë e vëllait të presidentit, Ako Gjukanoviç.

Përpos pasurisë personale marramendëse që sipas “The independent” i kalon 12 milionë euro, Gjukanoviç ka ngritur në vendin e tij një sistem krejt të kundërt me vlerat perendimore. Ai ka qenë, si një paraprijës i modelit putinian, gjashtë herë kryeministër, ka bërë dy tërheqje nga politika duke e drejtuar vendin nga zyra e kreut të partisë social demokrate dhe është votuar dy herë si president. Ai është treguar tejet represiv me mediat opozitare dhe shumë i ashpër me OJF që kanë denoncuar abuzimet e pushtetit të tij.

Dhe pavarësisht të gjitha këtyre atij i kanë ngjitur mbi shpinë etiketën e pro perendimorit, vetëm se di në mënyrë të shkëlqyer të luajë rolin e “yes man-it’ që mer legjitimitetin nga jashtë për të zhvatur dhe sunduar shumicën e qytetarëve të vet.
Pikërisht për këtë rezultati i zgjedhjeve të 30 korrikut përbën një risi. Ato dëshmuan se kjo fabul nuk pi dot ujë përjetësisht. Dhe ndonëse është e vërtetë që një pjesë e malazezëve janë pro serbë (mbi 30% e popullsisë janë vetëdeklaruar si të tillë), ajo që ndodhi këtë të dielë nuk mund të shihet vetëm si një arenë beteje ku përplasen Rusia me demokracitë liberale.

Reduktimi drastik i votave pro Gjukanoviçit, kësaj radhe, tregon se një pjesë e popullsisë që dikur votonte pro tij, pikërisht ajo që nuk u gënjye më nga etiketat pro dhe anti perendimor, nuk e përtyp dot pambarimisht demokracinë si një produkt që ia imponojnë me dhunë nga jashtë, por si një realitet që do ta prekë dhe ta jetojë përditë.

E këtu edhe kryeministri Rama, që u keqpërdor me qëllim, duke u bërë thirje në sllavisht qytetarëve që të votonin në favor të autokratit të tyre edhe ata ndërkombëtarë që e yshtën ta bëjë këtë në emër të stabilitetit, kanë marrë sinjalin e duhur.

Apeli për tu bërë bashkë rreth Gjukanoviçit nuk pati më shumë vlerë sesa një puthje me Milon. E në këtë kuptim ky është një mesazh për tu duartrokitur. Pasi tregon se as në këtë rajon, njerëzit nuk i durojnë dot më anti demokratët që shiten si pro perendimorë. /lapsi.al

 

Tags: ANDI BUSHATIedi ramazgjedhjet ne Mal te Zi

TË LIDHURA

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?
Editorial - Opinione

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

22:35 | 05/07/2025
Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD
Editorial - Opinione

Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD

20:59 | 02/07/2025
Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Next Post
‘Çunat janë zdromsa’, Rama ngacmon Veliajn: Mos i hy më këtij muhabeti

‘Çunat janë zdromsa’, Rama ngacmon Veliajn: Mos i hy më këtij muhabeti

Tirana me fat, kalon automatikisht në “playoff”-in e Europa League

Tirana me fat, kalon automatikisht në “playoff”-in e Europa League

Kosovë/ Vijon të jetë i lartë numri i viktimave nga virusi

Kosovë/ Vijon të jetë i lartë numri i viktimave nga virusi

JU REKOMANDOJMË

“Vrasja në Mat, autorët dyshohet se erdhën me 2 Range Rover nga Rrësheni”

“Vrasja në Mat, autorët dyshohet se erdhën me 2 Range Rover nga Rrësheni”

18:09 | 10/07/2025
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025




TË FUNDIT

Mbytja e turistes në Vlorë, flet mjeku: Nëna s’mbijetoi, vajza erdhi në gjendje kome
Aktualitet

Mbytja e turistes në Vlorë, flet mjeku: Nëna s’mbijetoi, vajza erdhi në gjendje kome

by mirseda
15:25 | 11/07/2025
0

Një grua ukrainase ka humbur jetën këtë të premte në Vlorë pas një incidenti të rrezikshëm në...

Përfshihet nga flakët makina në Vlorë

Përfshihet nga flakët makina në Vlorë

15:12 | 11/07/2025
Mbyllen përkohësisht 30 qendra masazhi dhe klube nate në të gjithë Kosovën

Mbyllen përkohësisht 30 qendra masazhi dhe klube nate në të gjithë Kosovën

14:52 | 11/07/2025
Fier/ Makina përfshihet nga flakët në qendër të qytetit, drejtuesi shpëton pa lëndime

Fier/ Makina përfshihet nga flakët në qendër të qytetit, drejtuesi shpëton pa lëndime

14:45 | 11/07/2025
Tiranë: Sekuestrohen pasuri 875 mijë € të 32-vjeçarit të arrestuar për vrasje e drogë

Tiranë: Sekuestrohen pasuri 875 mijë € të 32-vjeçarit të arrestuar për vrasje e drogë

14:31 | 11/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com