Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Shtëpia e Bardhë: 1.3 trilionë dollarë për pandeminë

6 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
Shtëpia e Bardhë: 1.3 trilionë dollarë për pandeminë

Presidenti Donald Trump është i gatshëm të nënshkruajë një paketë lehtësuese ndaj pasojave të koronavirusit prej 1.3 trilionë dollarësh, njoftoi një ndihmës i lartë i tij, por kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi tha se shuma nuk ishte e mjaftueshme për të përmbushur nevojat e popullit amerikan.

Trump tha më vonë se zonja Pelosi ishte e interesuar vetëm për shtetet e drejtuara nga demokratët, duke hedhur dyshime mbi mundësitë për të ringjallur bisedimet e ngecura për miratimin e një pakete të re stimuluese për ekonominë e vendit.

Shifra e re u paraqit nga shefi i Personelit në Shtëpinë e Bardhë Mark Meadows, çka shënon një rritje prej 300 miliardë dollarësh nga oferta fillestare e Shtëpisë së Bardhë dhe e Senatit të udhëhequr nga republikanët prej 1 trilion dollarësh.

Pas tre javësh, bisedimet në Kongres ndaluan pa një marrëveshje mbi paketën që do të ndihmonte amerikanët të cilët po vuajnë pasojat e pandemisë së koronavirusit.

Zoti Meadows tha se Presidenti republikan ishte “tashmë i gatshëm të nënshkruajë një paketë prej 1.3 trilionë dollarësh”.

Por disa orë më vonë, nëpërmjet një deklarate zonja Pelosi përsëriti thirrjen e saj për një shumë prej 2.2 trilionë dollarësh duke shtuar se oferta e zotit Meadow nuk do të plotësonte nevojat e punonjësve dhe familjeve amerikane.

Zonja Pelosi tha ndër të tjera se republikanët “po hedhin poshtë fondet e nevojshme për testimin dhe gjurmimin për të ndalur përhapjen e virusin dhe rihapjen e sigurt të shkollave dhe ekonomisë”.

I pyetur në lidhje me bisedimet mes zonjës Pelosi dhe zoti Meadow mbi një tjetër paketë stimuluese, zoti Trump u tha gazetarëve në bordin e avionit presidencial Air Force One gjatë një udhëtimi për në Uashington nga New Hampshire se: “përshtypja ime është që ajo dëshiron të mos e miratojë paketën, por gjithçka që ajo do është të shpëtojë nga problemet financiare shtetet demokrate të qeverisura keq”. Zoti Trump tha se një paketë tjetër stimuluese do të ishte një gjë e mirë.

Dhoma e Përfaqësuesve e udhëhequr nga demokratët miratoi në maj një projektligj për lehtësimin e pasojave të koronavirusit, prej 3.4 trilionë dollarësh, i cili nuk u shqyrtua nga Senati i udhëhequr prej republikanët.

Zonja Pelosi tha të enjten pas një telefonate 25 minutëshe me zotin Meadow se demokratët janë të gatshëm të zbresin deri në 2.2 trilionë dollarë dhe kërkoi që administrata Trump ta pranojë këtë shifër përpara rifillimit të negociatave. /Voa

Tags: paketëpandemiashtepia e bardhe

TË LIDHURA

Arabia Saudite nxit SHBA për sulme ndaj Iranit: “Moment historik”
Bota

Arabia Saudite nxit SHBA për sulme ndaj Iranit: “Moment historik”

17:35 | 27/03/2026
Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit rrit çmimet| Rrezikohen ushqimet, teknologjia dhe ilaçet
Bota

Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit rrit çmimet| Rrezikohen ushqimet, teknologjia dhe ilaçet

16:50 | 27/03/2026
Hakerët e lidhur me Iranin pretendojnë se kanë hakuar emailet e drejtorit të FBI-së
Bota

Hakerët e lidhur me Iranin pretendojnë se kanë hakuar emailet e drejtorit të FBI-së

16:13 | 27/03/2026
Next Post
U desh të gatuante David, që Victoria të thyente pas 20 vitesh rregullin e saj të artë të dietës

U desh të gatuante David, që Victoria të thyente pas 20 vitesh rregullin e saj të artë të dietës

Apple përfshin më në fund Kosovën në hartat e saj

Apple përfshin më në fund Kosovën në hartat e saj

Messi nuk paraqitet për të bërë tamponin, i bindur që mund të largohet nga Barça

Messi nuk paraqitet për të bërë tamponin, i bindur që mund të largohet nga Barça







JU REKOMANDOJMË

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

15:42 | 21/03/2026
Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

11:36 | 25/03/2026
Trump: “Jam i lumtur që vdiq”, deklaratë e fortë për ish-drejtorin e FBI-së

Trump: SHBA pezullon sulmet ndaj Iranit pas bisedimeve “produktive”

12:17 | 23/03/2026
Rrëzimi i avionit në Nju Jork/ Gjendet e gjallë një stjuardesë, ishte lidhur në sedilje

Rrëzimi i avionit në Nju Jork/ Gjendet e gjallë një stjuardesë, ishte lidhur në sedilje

21:46 | 23/03/2026




TË FUNDIT

Arabia Saudite nxit SHBA për sulme ndaj Iranit: “Moment historik”
Bota

Arabia Saudite nxit SHBA për sulme ndaj Iranit: “Moment historik”

by mirseda
17:35 | 27/03/2026
0

Arabia Saudite raportohet t’i ketë kërkuar SHBA-së të shtojë sulmet ndaj Iranit, konfirmoi një burim i inteligjencës...

Përfshihet nga zjarri banesa në Pogradec

Përfshihet nga zjarri banesa në Pogradec

17:17 | 27/03/2026
E BUJSHME/ E zyrtarizon FIFA, mesfushori kampion me Napolin lë Italinë për Shqipërinë

E BUJSHME/ E zyrtarizon FIFA, mesfushori kampion me Napolin lë Italinë për Shqipërinë

17:01 | 27/03/2026
Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit rrit çmimet| Rrezikohen ushqimet, teknologjia dhe ilaçet

Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit rrit çmimet| Rrezikohen ushqimet, teknologjia dhe ilaçet

16:50 | 27/03/2026
Egla Ceno njofton largimin nga publiku: Roli im i fundit në kinema

Egla Ceno njofton largimin nga publiku: Roli im i fundit në kinema

16:46 | 27/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com