Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

BE: Më 27 gusht vazhdon dialogu Kosovë-Serbi në nivel ekspertësh

5 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
BE: Më 27 gusht vazhdon dialogu Kosovë-Serbi në nivel ekspertësh

Burimet e Bashkimit Evropian kanë konfirmuar të martën për Radion Evropa e Lirë se më datën 27 gusht në Bruksel do të zhvillohet një takim i radhës në nivel ekspertësh në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimin Evropian.

Nabila Massrali, zëdhënëse e BE-së për Çështje të Jashtme dhe Siguri, ka konfirmuar zhvillimin e këtij takimi të enjten, por pa dhënë hollësi tjera.

“Dialogu i rifilluar në nivelin më të lartë në muajin korrik vazhdon me një varg takimesh në nivel ekspertësh si pjesë e procesit në vazhdim e sipër. Ne mund të konfirmojmë se takimi i radhës do të zhvillohet me 27 gusht. Si rregull ne nuk bëjmë komente për diskutimet që janë në vazhdim e sipër”, ka thënë ajo.

Burimet diplomatike në BE kanë paralajmëruar se në fillim të shtatorit do të mund të zhvillohet edhe një round i takimit në nivelin e lartë mes kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Në Bruksel deri më tani është biseduar për të pagjeturit, të zhvendosurit dhe për bashkëpunimin ekonomik.

Sipas të njëjtave burime nga vjeshta pritet një rritje e dinamikës së procesit të dialogut dhe synohet që takime të liderëve të ketë dy herë në muaj, ndërsa takimet e ekspertëve të zhvillohen çdo javë.

Përveç gatishmërisë së palëve, kjo gjë varet edhe nga situata e krijuar me masat për luftë kundër pandemisë me koronavirus, për shkak të së cilave ka kufizime edhe në udhëtime dhe në numrin e takimeve me prani fizike në objektet e institucioneve të BE-së.

Siç dihet tanimë, më 4 shtator liderët e Kosovës dhe Serbisë do të takohen në Uashington.

Diplomatët në Bruksel vazhdojnë të insistojnë se sa i përket normalizimit gjithëpërfshirës të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë i vetmi dialog është ai i cili zhvillohet në Bruksel dhe se për këtë BE-ja ka marrë edhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara.

“Kur është në pyetje përfshirja e palëve të treta në përpjekjet për të ndihmuar Kosovën dhe Serbinë që të pajtohen për një normalizim gjithpërfshirës të raporteve të tyre, ne mirëpresim nismat që mbështesin dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Në këtë drejtim ne kemi marrë në dijeni njoftimin e ambasadorit Grenell”, kanë thënë nga BE-ja kur janë pyetur rreth takimit në Uashington.

Dialogun në Bruksel palët vazhdojnë ta interpretojnë ndryshe.

Delegacioni i Kosovës ka insistuar se këto nuk janë takime teknike por diskutime politike për draftimin e marrëveshjes gjithëpërfshirëse e cila duhet të përmbyllet me njohjen reciproke.

Në të njëjtën kohë delegacioni i Serbisë i ka quajtur si të pavërteta pohimet se po diskutohet për njohjen e Kosovës dhe ka insistuar që të zbatohen disa marrëveshje të arritura më herët në dialog, sidomos ajo për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Bashkimi Evropian vazhdon të jetë shumë i mbyllur sa i përket përmbajtjes së dialogut duke përsëritur në vazhdimësi vetëm se qëllimi është arritja e një marrëveshjeje për normalizimin gjithëpërfshirës të raporteve, ligjërisht obliguese, e cila do të zgjidhte të gjitha çështjet e hapura mes Kosovës dhe Serbisë.

Delegacionin e Kosovës në takimin e radhës në Bruksel pritet ta drejtojë koordinatori shtetëror për dialog, Skender Hyseni.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë i ndërmjetësuar nga BE-ja rifilloi me 16 korrik, pasi ishte ndërprerë në fund të vitit 2018, kur Qeveria e Kosovës vendosi taksën 100 për qind ndaj produkteve nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina. /Rel

Tags: bekosoveserbi

TË LIDHURA

Horror në Itali/ Nëna vret dalin 9-vjeçar, i pret fytin me thikë
Rajoni

Horror në Itali/ Nëna vret dalin 9-vjeçar, i pret fytin me thikë

13:25 | 13/11/2025
Italia vendos verifikimin e detyrueshëm të moshës për faqet pornografike
Rajoni

Italia vendos verifikimin e detyrueshëm të moshës për faqet pornografike

10:38 | 13/11/2025
Skandal në Maqedoninë e Veriut, disa të arrestuar për abuzim me fondet IPARD
Rajoni

Skandal në Maqedoninë e Veriut, disa të arrestuar për abuzim me fondet IPARD

11:15 | 12/11/2025
Next Post
Arbër Hajdari njofton nisjen e emisionit “Historia e Fundjavës”

Arbër Hajdari njofton nisjen e emisionit “Historia e Fundjavës”

Tirana-Crvena, Egbo bën vetëm një ndryshim në formacion

Tirana-Crvena, Egbo bën vetëm një ndryshim në formacion

Refuzojeni garën mes të keqes më të mirë

Refuzojeni garën mes të keqes më të mirë







JU REKOMANDOJMË

Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

16:19 | 05/11/2025
TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

09:54 | 11/11/2025
Arrestimi i këngëtares shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës

Arrestimi i këngëtares shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës

14:27 | 07/11/2025
Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

22:15 | 10/11/2025




TË FUNDIT

Tenderi i AKSHI-t/ Garë formale, “Infosoft” përfiton 800 mijë euro falë tërheqjes së rivalëve
Aktualitet

Tenderi i AKSHI-t/ Garë formale, “Infosoft” përfiton 800 mijë euro falë tërheqjes së rivalëve

by mirseda
23:19 | 13/11/2025
0

Imagjinojnë se tre atletë përgatiten për një garë të rëndësishme vrapimi. Për fituesin është një premio shumë...

Forcat amerikane godasin anijen me trafikantë droge në Karaibe, 4 të vrarë, asnjë i mbijetuar

Forcat amerikane godasin anijen me trafikantë droge në Karaibe, 4 të vrarë, asnjë i mbijetuar

22:53 | 13/11/2025
Tragjike në Stamboll/ Vdesin dy fëmijë, u helmuan me ushqim

Tragjike në Stamboll/ Vdesin dy fëmijë, u helmuan me ushqim

22:08 | 13/11/2025
E gjetur e vdekur në lumin Shkumbin, viktima është një 55-vjeçare e larguar nga një qendër sociale

E gjetur e vdekur në lumin Shkumbin, viktima është një 55-vjeçare e larguar nga një qendër sociale

21:52 | 13/11/2025
Poloni, prokurorët kërkojnë paraburgim për ish-ministrin e Drejtësisë

Poloni, prokurorët kërkojnë paraburgim për ish-ministrin e Drejtësisë

21:38 | 13/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : redaksia@tiranatoday.com
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : redaksia@tiranatoday.com
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com