Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

A ka Shqipëria një klasë intelektuale?

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
A ka Shqipëria një klasë intelektuale?

Nga: Mentor Kikia

Intelektual nuk është çdo kush që ka një diplomë, aq më shumë nga këto diplomat e “sotit”. Intelektualë janë njerëzit, që në momente të caktuara shërbejnë si udhërrëfyes të shoqërisë, apo që e orientojnë atë drejt ndryshimeve të mëdha. Janë njerëz me autoritet publik dhe shoqëror.

Por a ka Shqipëria një shtresë intelektuale që të mund të përmbushë këtë mision? E bëra këtë pyetje, ndërsa rilexova edhe njëherë ditët e fundit procesverbalin e mbledhjes që Ramiz Alia bëri me intelektualët në Gusht 1990.

Muri i komunizmit kishte rënë me shpërthimin e ambasadave. Në Lindje ishte shembur çdo gjë dhe çifti Çaushesku ishte pushkatuar. Ramiz Alia, udhëheqësi i fundit komunist, mblodhi intelektualët më në zë të kohës, dhe u kërkoi mendim nëse duhej apo jo Shqipëria të ndryshonte sistemin politik dhe ti hapte rrugë demokracisë.

A e dini se cili ishte më përparimtari në mendime në atë sallë?

Vetë Ramiz Alia!

Sali Berisha, që katër muaj më vonë do të merrte flamurin e revolucionarit, thoshte se nuk ka ardhur koha për pluralizëm politik. Kadareja bënte sikur nuk e kuptonte çdo të thoshte pluralizëm…Ishte edhe Fatos Nano aty…

Ai që e kuptonte më mirë, se historia kishte mbaruar ishte vetë mëkëmbësi i diktatorit, por ai nuk donte ta shembte vetë. Koha tregoi se ne nuk e rrëzuam, as e shembëm, as e shkatërruam komunizmin, thjeshtë zëvendësuam udhëheqësinë, sipas një skenari që e vuajmë ende dhe sot.

Po sot a kemi ne një klasë intelektualësh të atij kalibri, që të mund të tregojë me gisht nga duhet të ecë një shoqëri e ndodhur në udhëkryq? Nevojën e kemi për të na rrëfyer, por njerëzit druaj që jo?

Shoqëria është sot peng i një klase politike, pjellë e asaj mbledhjeje, që bën vetëm rrotacionin mes vetes, duke ricikluar një kastë njerëzish të korruptuar me një kastë, gjasme, më pak të korruptuar.

Shoqëria është drejt brrerjes fatale nga largimi i njerëzve, dhe në pamundësi të ikjes, nga indiferentimizi fatal mbi atë që ndodh në vendin e saj.

Mendoj se nuk ka fund më të keq për një shoqëri, se sa kur njerëzit i janë dorëzuar bindjes se ata nuk mund ta ndryshojnë më fatin e tyre.

Tags: klasë intelektualementor kikiashqiperi

TË LIDHURA

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë
Aktualitet

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë

09:47 | 20/02/2026
“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…
Aktualitet

“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…

13:56 | 18/02/2026
Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Next Post
Letra sekret për Hysni Kapon: “Ja çfarë bënë arsimtarët e Llakatundit në Shkodër, me materialet e ndaluara të Ana Pavllovës”/ Raporti i Sigurimit në ’68-ën

Letra sekret për Hysni Kapon: “Ja çfarë bënë arsimtarët e Llakatundit në Shkodër, me materialet e ndaluara të Ana Pavllovës”/ Raporti i Sigurimit në ’68-ën

VIDEO/ E dhunoi pasi kreu marrëdhënie me të fejuarin e saj, pranga 30-vjeçares që publikoi videon

VIDEO/ E dhunoi pasi kreu marrëdhënie me të fejuarin e saj, pranga 30-vjeçares që publikoi videon

Arian Çani braktis TV Klan, ja ku do ta shohim sezonin e ri

Arian Çani braktis TV Klan, ja ku do ta shohim sezonin e ri







JU REKOMANDOJMË

Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

14:02 | 27/02/2026
“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

20:14 | 24/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026
Plagosje me a*më në Tiranë, i lënduari g*ditet në bark pranë ish-parkut të autobusëve

Plagosje me a*më në Tiranë, i lënduari g*ditet në bark pranë ish-parkut të autobusëve

11:28 | 26/02/2026




TË FUNDIT

Zjarr në Muzeun Nënujor të Sarandës, panik në zonë
Aktualitet

Zjarr në Muzeun Nënujor të Sarandës, panik në zonë

by mirseda
16:13 | 27/02/2026
0

Një zjarr është regjistruar në orët e mesditës në një godinë në ndërtim të Muzeut Nënujor, duke...

Balliu: Ballukut pas arrestimit, t’i sekuestrohet pasuria

Balliu: Ballukut pas arrestimit, t’i sekuestrohet pasuria

14:58 | 27/02/2026
Pas ekstradimit nga Dubai, Durim Bami kërkon ndryshim burgu:Më çoni në Fushë-Krujë duan të më vrasin

Pas ekstradimit nga Dubai, Durim Bami kërkon ndryshim burgu:Më çoni në Fushë-Krujë duan të më vrasin

14:52 | 27/02/2026
Vendim qeverie/ Shkarkohet drejtori i Antikorrupsionit, ja kush e zëvendëson Insidor Rexhepin

Nga pagat e mësuesve,policisë te lojërat e fatit/ Zbardhen vendimet e Këshillit të Ministrave

14:42 | 27/02/2026
Vendim qeverie/ Shkarkohet drejtori i Antikorrupsionit, ja kush e zëvendëson Insidor Rexhepin

Vendim qeverie/ Shkarkohet drejtori i Antikorrupsionit, ja kush e zëvendëson Insidor Rexhepin

14:36 | 27/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com