Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Rusia lejon evakuimin drejt Gjermanisë të Alexei Navalny-it në gjendje kome

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
Rusia lejon evakuimin drejt Gjermanisë të Alexei Navalny-it në gjendje kome

OMSK, RUSI – Doktorët rusë thanë të premten se kritiku i Kremlinit në gjendje të rëndë shëndetësore, Alexei Navalny, mund të transportohet me avion drejt Gjermanisë për të marrë kujdesin e duhur shëndetësor.

Njoftimi u bë pasi aleatët politikë të udhëheqësit opozitar akuzuan autoritetet ruse se u përpoqën të ndalin evakuimin e tij.

Jeta e zotit Navalny u tha se nuk ishte në rrezik të menjëhershëm.

Ai u vendos nga mjekët në koma dhe truri i tij shfaqet në gjendje të qëndrueshme, thanë mjekët në një spital në qytetin siberian Omsk.

Kira Yarmysh, zëdhënësja e zotit Navalny, tha se ai pritet të evakuohet me avion të shtunën në mëngjes.

Zoti Navalny, një kundërshtar i hershëm i Presidentit Vladimir Putin dhe aktivist kundër korrupsionit, humbi ndjenjat në një avion të enjten, pasi piu një çaj në të cilin aleatët e tij besojnë se kishte helm.

Mjekët gjermanë udhëtuan me avion për të evakuar 44-vjeçarin Navalny, me kërkesë të bashkëshortes së tij dhe aleatëve, të cilët thanë se autoritetet mund të përpiqeshin të mbulonin gjurmët për rrethanat e sëmundjes, dhe se spitali ku ai ishte shtruar nuk ishte i pajisur siç duhet.

Stafi mjekësor në spitalin në Omsk tha fillimisht të premten se megjithëse gjendja e zotit Navalny ishte përmirësuar paksa gjatë natës, ai nuk ishte në një gjendje të stabilizuar për t’u transportuar i sigurtë jashtë vendit.

Por në orët e vona të së premtes, ata thanë se nuk do të kundërshtojnë lëvizjen e tij pasi mjekëve gjermanë iu lejua ta shihnin zotin Navalny dhe thanë se ata mendojnë se ai ishte në gjendje të përshtatshme për të udhëtuar.

Një ndër mjekët kryesorë në spital, Anatoly Kalinichenko, tha se spitali mund të ndihmojë në transportimin e zotit Navalny për në aeroport dhe se ai do të transferohej brenda disa orësh.

“Kemi marrë vendimin të mos kundërshtojmë transferimin e tij në një spital tjetër”, tha zoti Kalinichenko.

Apeli i bashkëshortes

Bashkëshortja e zotit Navalny, Yulia, më herët i dërgoi një letër Kremlinit duke i bërë thirrje të drejtpërdrejtë për të ndërhyrë dhe miratuar lejen që burri i saj të transportohej jashtë vendit.

“Është për të ardhur keq që u desh kaq shumë kohë që mjekët të merrnin vendimin. Aeroplani ka qenë duke pritur që në mëngjes. Dokumentet ishin gjithashtu gati që atëherë”, tha të premten zonja Yarmysh që është zëdhënëse e opozitarit Navalny.

Alexander Murakhovsky, mjeku kryesor në spital, tha më herët se zoti Navalny ishte diagnostikuar me një sëmundje metabolike që mund të jetë shkaktuar nga niveli i ulët i sheqerit në gjak.

Ai tha se ishin gjetur gjurmën e një substance kimike industriale në rrobat e zotit Navalny dhe gishtat e tij dhe se mjekët nuk besojnë se ai ishte helmuar.

Opozitari Navalny ka kritikuar Kremlinin për më shumë se një dekadë, duke ekspozuar atë që ai e quan marrje ryshfeti të nivelit të lartë dhe duke mobilizuar turma të rinjsh protestues.

Ai është arrestuar në mënyrë të përsëritur për organizimin e takimeve publike dhe tubimeve dhe është paditur lidhur me hetimet e tij ndaj korrupsionit. Atij iu ndalua kandidimi në zgjedhjet presidenciale të vitit 2018.

Zoti Navalny u sëmur ndërsa po udhëtonte me avion drejt Moskës nga qyteti Tomsk në Siberi. Atje ai ishte takuar me aleatët para zgjedhjeve rajonale të muajit që vjen. Ai u mor me barelë, ndërsa nuk lëvizte, nga aeroplani dhe u dërgua me shpejtësi në spital pasi avioni me të cilin udhëtonte bëri një ndalesë emergjence në qytetin Omsk. /Voa

Tags: Alexei Navalnygjermanirusia

TË LIDHURA

Moti i keq godet juglindjen, tre viktima nga shirat e rrëmbyeshëm
Bota

Moti i keq godet juglindjen, tre viktima nga shirat e rrëmbyeshëm

18:07 | 20/05/2025
Bill Gates do bëjë patatet e McDonald’s
Bota

Bill Gates do bëjë patatet e McDonald’s

12:37 | 20/05/2025
SHBA do të tërhiqet nëse bisedimet për paqen në Ukrainë dështojnë
Bota

SHBA do të tërhiqet nëse bisedimet për paqen në Ukrainë dështojnë

09:27 | 20/05/2025
Next Post
Tërmet në Greqi

Tërmet në Greqi

Zjarret/ Agjencia e Mbrojtjes Civile shkresë bashkive dhe Policisë: Situata është alarmante

Zjarret/ Agjencia e Mbrojtjes Civile shkresë bashkive dhe Policisë: Situata është alarmante

Navalny arrin në Gjermani, doktorët: E vështirë të përcaktohet lloji i helmit

Navalny arrin në Gjermani, doktorët: E vështirë të përcaktohet lloji i helmit

JU REKOMANDOJMË

Mediat italiane i japin tituj takimit në gjunjë të Ramës me Melonin

Mediat italiane i japin tituj takimit në gjunjë të Ramës me Melonin

14:49 | 16/05/2025
Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

22:34 | 14/05/2025
Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

22:24 | 16/05/2025
Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

20:00 | 13/05/2025




TË FUNDIT

Anija “Butrinti” u shkon në ndihmë 13 emigrantëve, mes tyre 2 fëmijë
Aktualitet

Anija “Butrinti” u shkon në ndihmë 13 emigrantëve, mes tyre 2 fëmijë

by mirseda
20:20 | 20/05/2025
0

Anija shqiptare “Butrinti” P-134, pjesë e misionit të NATO-s në detin Egje, finalizoi operacionin e kërkim-shpëtimit (SAR),...

Alarmin nga Korfuzi: Të burgosurit shqiptarë rebelohen ndaj kushteve çnjerëzore

Alarmin nga Korfuzi: Të burgosurit shqiptarë rebelohen ndaj kushteve çnjerëzore

19:51 | 20/05/2025
Xhaka shkëlqen në Bundesligë, përfshihet në formacionin e vitit

Xhaka shkëlqen në Bundesligë, përfshihet në formacionin e vitit

19:36 | 20/05/2025
Gjykata e Lartë la të lirë Kreshnik Farrukun, por IEVP Elbasan “refuzon” ta zbatojë vendimin

Gjykata e Lartë la të lirë Kreshnik Farrukun, por IEVP Elbasan “refuzon” ta zbatojë vendimin

19:32 | 20/05/2025
Rasti i foshnjës që u gjet në q*se mbet*rinash, reagon Xheneta Fetahu

Rasti i foshnjës që u gjet në q*se mbet*rinash, reagon Xheneta Fetahu

19:14 | 20/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com