Ish-këshilltari i presidentit Trump, Steve Bannon, është arrestuar nën akuzat e mashtrimit, lidhur me ndërtimin e murit në kufirin e SHBA-Meksikë.
Sipas Departamentit të Drejtësisë në SHBA, akuza ka të bëjë me fushatën “We Build The Wall” të organizuar nga Bannon.
Përmes kësaj fushate, ai ka grumbulluar fonde për të mbështetur ndërtimin e murit kufitar SHBA-Meksikë.
Dyshohet se Bannon ka qenë bashkë me tre persona të tjerë në këtë punë, ku “kishin orkestruar një skemë për të mashtruar qindra mijëra donatorë” në lidhje me fushatën në internet për të mbledhur para.
Sky News raporton se nga kjo fushatë janë mbledhur gjithsej 25 milionë dollarë.