Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Çfarë na pret në vjeshtë, rreziku i pandemisë apo i ekonomisë

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Çfarë na pret në vjeshtë, rreziku i pandemisë apo i ekonomisë

Nga: Ervis Iljazaj

Ndërkohë që të gjithë ekspertët e shëndetësisë janë të shqetësuar nga një valë e dytë e pandemisë, kriza ekonomike që do të vijë si pasojë e valës së parë është tashmë e sigurte.

Të gjitha projeksionet e botës tregojnë një recension ekonomik, i cili ende nuk dihet se si do të përballohet. Në vendet e varfëra si Shqipëria, kriza sigurisht që do të ndihet edhe më shumë.

Ekonomia e Shqipërisë nuk është ende një ekonomi prodhuese, por eshtë një ekonomi tregtare, dhe si pasojë varet fort nga marrëdhëniet njerëzore. Duke qenë se ato kanë qenë të ndërprera këto kohë, atëherë kuptohet fare mirë vështirësia që ajo do të ketë.

Nëse do të ndodhë një valë e dytë pandemie nga virusi, shpresojmë që jo sepse do të ishte vërtet e papërballueshme ekonomikisht për Shqipërinë, me shumë mundësi shkenca do ta ketë gjetur një kurë mjekësore kundër saj deri në atë moment. Ndërsa, efektet e krizës ekonomike do të ndihen shumë gjatë.

Në fakt, të gjitha vendet këto kohë duhet të zgjidhnin midis rrezikut të virusit dhe rrezikut të krizës ekonomike.

Dilemat që ekzistojnë tani me mendime ekspertësh apo qeveritarësh të cilat janë ndonjëherë në kundërshtim me njëra tjetrën, sigurisht që janë legjitime. Nuk është e lehtë për një kryeministër të marrë guximin të vendosë për hapje totale të vendit duke qenë se ky vendim ka një përgjegjësi të madhe. Por nga ana tjetër gjithashtu është e pamundur që vendi mund të vazhdojë në këtë situatë, pasi pasojat ekonomike dhe sociale janë të mëdha.

Në këtë kuptim, Shqipërisë nuk i duhet as hapje dhe as mbyllje, por një hapje e sigurte. Që nënkupton hapjen e jetës shoqërore dhe ekonomike, por me masa sigurie të mire përcaktuara. Kjo gjë kërkon jo vetëm mundësinë që njërzit ti kenë këto masa, por kërkon dhe një  përgatitje të shoqërisë për të jetuar në këtë mënyrë. Përgatitje e cila deri më tani ka munguar. Që nga ky moment e deri sa të dalë në treg një vaksinë kundër këtij virusi, në duhet të mësohemi të jetojmë me të.

Kjo është detyra e qeverisë, të sensibilizojë njërzit, të përcaktojë rregulla sigurie dhe ti japë mundësi atyre të kenë akses për marrjen e masave, si përdorimi i maskave në mënyrë të detyruar në ambientet e punës apo ambjente të tjera. Mirëpo që të ndjekësh këtë strategji, duhet që institucionet shtetërore ta bëjnë punën e tyre sic duhet. Kontrollet dhe zbatimi i masave duhet të ndiqen në mënyrë sistematike. Nëse shteti shqiptar arrin ta bëjë këtë, nuk ka arsye se përse njerëzit duhet të vazhdojnë të jetojnë të mbyllur .

Sepse në këtë mënyrë, ka rrezik që kostot shëndetësore tek ata do të jenë edhe më të mëdha se nga virusi. Të gjithë ekspertët e psikologjisë dhe të shëndetit po ngrejnë alarmin se, duke ndejtur mbyllur shëndeti i njerëzve po përkeqësohet ndjeshëm.

Po të shtosh këtu edhe problemet ekonomike, të papunësisë apo rrezikun e falimentimit të shumë biznevse, pyetja që ngrihet është nëse “ja vlen barra qiranë” të bëjmë këtë sakrificë duke ndejtur mbyllur.

Kështu që, duam apo sduam ne, do apo s’do qeveria, njerëzit do të fillojnë të shkojnë në punë, të takojnë të afërm apo miq, pasi kjo është jeta e njeriut. Ndryshe dhe jeta nuk ka asnjë kuptim.

E rëndësishme është që të gjitha këto aktivitete që janë natyrore për njeriun ti bëjnë nën masa të rrepta sigurie. /Gazeta Liberale

Tags: ekonomiaervis iljazajkoronavirus

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Kavajë/ 19-vjeçari i ngul thikën gjyshit të tij, ja çfarë njofton policia

Kavajë/ 19-vjeçari i ngul thikën gjyshit të tij, ja çfarë njofton policia

Rudina Hajdari feston ditëlindjen në SHBA në shoqërinë e vajzës dhe bashkëshortit (VIDEO)

Rudina Hajdari feston ditëlindjen në SHBA në shoqërinë e vajzës dhe bashkëshortit (VIDEO)

“Fëmija më preu rrugën”, gjykata lë në burg shoferin e ambulancës që përplasi 10-vjeçarin në Kakavijë

"Fëmija më preu rrugën", gjykata lë në burg shoferin e ambulancës që përplasi 10-vjeçarin në Kakavijë







JU REKOMANDOJMË

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026




TË FUNDIT

Tatimet kontroll pagave në sektorin mjekësor dhe estetik, ja pagat që duhet të paguani!
Aktualitet

Tatimet kontroll pagave në sektorin mjekësor dhe estetik, ja pagat që duhet të paguani!

by mirseda
22:34 | 02/04/2026
0

Administrata Tatimore ka publikuar listën e pagave indikative për sektorin mjekësor dhe estetik. Sipas njoftimit të Administratës...

Izraeli eliminon komandantin iranian të Drejtorisë së Naftës

Izraeli eliminon komandantin iranian të Drejtorisë së Naftës

22:29 | 02/04/2026
Fifi flet për raportin me Dhurata Dorën: Pse nuk kanë një duet bashkë?

Fifi flet për raportin me Dhurata Dorën: Pse nuk kanë një duet bashkë?

22:09 | 02/04/2026
Ngjarje e rëndë në Gjirokastër: 10-vjeçari denoncon ngacmim seksual, nis hetimi ndaj një adoleshenti

Ngjarje e rëndë në Gjirokastër: 10-vjeçari denoncon ngacmim seksual, nis hetimi ndaj një adoleshenti

22:07 | 02/04/2026
Melania Trump ndihmon rikthimin e fëmijëve ukrainas te familjet e tyre

Melania Trump ndihmon rikthimin e fëmijëve ukrainas te familjet e tyre

21:49 | 02/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com