Materniteti i Lushnjes është mbyllur, pasi një gjinekologe ka rezultuar e infektuar me koronavirus.
Burimet bëjnë me dije se pas këtij rasti, menjëherë i është marrë tamponi kolegëve të saj.
Ndërkohë autoritetet shëndetësore kanë njoftuar se vizitat deri në hapje të maternitetit do të bëhen në ambulancë, e qendra shëndetësore.
Situata me pandeminë në vend, vijon të jetë shqetësuese. Javët e fundit është rritur ndjeshëm numri i viktimave dhe i të infektuarve.