Vijon situata e tensionuar në pikën kufitare të Kakavijës, ku prej ditësh qytetarët janë në pritje për të kaluar kufirin.
Drejtori i Drejtorisë Rajonale në Kufirin në Gjirokastër, Arben Joço thotë se puna vijon dhe ende nuk ka një njoftim të qartë nga pala greke për këtë rregull.
“Puna vijon. Numri prej 750 dhe për testin e covid ka qenë pas datës 17. Tani presim si do të ecim. Ende s’ka një njoftim nga pala greke”, tha ai mes të tjerash.
Një qytetare tha se do derdhet gjak, pasi po pret ilaçet nga pala greke dhe nuk lejohet t’i marrë për një person që është me trompozë.