Nga sot, kush hyn në Greqi do të duhet të karantinohet për një javë. Kujtojmë këtu se ishte kjo datë, që shtyu mijëra emigrantë të nxitonin për tu dyndur drejt pikave kufitare. E për rrjedhojë kjo solli radhët kilometrike në dy pikat kufitare të Kapshticës dhe Kakavijës.
Shqiptarët janë përballur me një situatë të rëndë në kufirin me Greqinë, ku kanë qëndruar në radhë për ditë të tëra.
Nga kjo e dielë, çdo emigrant shqiptar, rezident në Greqi apo person që lejohet sipas kushteve greke të futet në territorin e shtetit fqinj, duhet të karantinohet për një javë.