Këngëtarja e njohur në Serbi, Edita Aradinovic, ka provokuar keq fansat e saj së fundmi, me anë të një InstaStory.
Ajo është pyetur nga një fans nëse është me origjinë shqiptare, teksa këngëtarja nuk ka hezituar të japë përgjigje.
Teksa është pyetur nga fansat në “Instagram” për origjinën e saj, nëse është shqiptare, ajo u është përgjigjur “po”.
“A je shqiptare?”, ishte kjo pyetja e fanses, të cilës këngëtarja i është përgjigjur me “Po”.
Edita është një këngëtare e suksesshme në Serbi, dhe një prej këngëve të saj më të njohura është “Slobodno me Rani”. Kënga në fjalë ka më shumë se 12 milionë klikime në Youtube.