Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Dy risqet e bastit të Bashës

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Dy risqet e bastit të Bashës

Lulzim Basha ka shfrytëzuar këtë fundjavë për të folur krizën e thellë që ka kapluar turizmin shqiptar si pasojë e situatës së pandemisë. Duke botuar foto të brigjeve të boshatisura të këtij sektori që përbën mbi 20% të ekonomisë së vendit, kreu demokrat nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka vijuar me platformën që ka zgjedhur prej disa javësh, atë të politikanit që theksin po e vendos tek ekonomia.

Një ditë më parë, Lapsi.al botoi një analizë ku shpjegohej kjo strategji e re e Bashës, të cilën sipas të gjitha gjasave ia kanë servirur spin doctors-at e tij izraelitë. Sipas saj nuk ka armë më të fortë për të mposhtur Edi Ramën, sesa të këmbëngulësh në këtë pikë. Në një kohë kur shefi i rilindjes po rreket ti gënjejë shqiptarët me lugën e zbrazët të projekteve 3D, kupola demokrate gjykojnë se është tejet efikase, ta përqendrosh vëmendjen tek shtresat më të varfra, që kanë mbetur në rrugë pas tërmetit të 26 nëntorit,  tek ata që kanë humbur punën prej muajsh dhe nuk janë ndihmuar veçse me 40 mijë lekshin e pagës së luftës, tek mungesa e paketës së tretë të ndihmës, e cila u premtua dhe me të cilën u mashtrua, tek fakti që mbetëm vendi i fundit në rajon për ndihmën direkte, që i kemi atyre që u goditën nga pandemia.

Pra nëse ka një pikë ku Edi Ramës i shkrihet i gjithë kallaji i propagandës dhe ku i shumëzohen me zero loghoretë e stërzgjatura në TV, ajo është ekonomia.

Më sa duket, pikërisht për këtë, këshilltarët e huaj, që ka marrë për fushatën e ardhshme, i kanë këshilluar liderit demokrat  të merret më shumë me krizën e turizmit, sesa me listat e hapura;  me bizneset që po falimentojnë, para prishjes së koalicioneve; me realizimin e mangët të paketave të ndihmës, para hedhjes në erë të marrëveshjes së 5 qershorit.

Pra, duket se basti që ka vënë Lulëzim Basha është tu flasë njerëzve më pak për tema abstrakte si rrezikimi i demokracisë dhe ti drejtohet portofolit të tyre. Ai po kërkon që të mos këmbëngulë tek zhbërja e lirive, por tek tretja e buxhetit. Ai po tenton mos i thërrasë ndërgjegjes, por interesit.

Natyrisht askush nuk mund ta mohojë se në kushte normale kjo do të qe një lëvizje elektorale e përkryer. Një mase që ka si preokupim fundin e muajit e ke më të vështirë ti flasësh për sindromat e fund regjimit.

Por fatkeqësisht Shqipëria nuk është në situatë normale dhe rruga që ka zgjedhur Basha ka dy risqe të mëdha.

Së pari, zgjedhjet që po trokasin nuk do jenë aq të çilrëta, sa ai që vë në dukje rrënimin e kundërshtarit të arrijë ta mposhtë atë edhe me votë. Ato po ravijëzohen si një amalgamë influencash, banditësh, parash, trafiqesh, që në fund përfundojnë me deformim të rezultatit.

Një regjim si ky tetëvjeçar i rilindjes, e ka më të lehtë ti grabisë, sesa ti fitojë ato realisht. Prandaj, në kushte të tilla, opozita nuk e ka luksin ta kalojë në plan të dytë të prioriteteve të saj temën e deformimeve demokratike, sepse nëse vota masakrohet sërish, ashtu si në 1996, ashtu si në 2001, ashtu si në 2017, kundërshtarëve të Ramës nuk mund ti vijë më në ndihmë ekonomia, por mbështetja tek parimet e shtetit ligjor.

Basti që ka vënë Basha ka edhe një risk të dytë. Nëse ndodh “mrekullia” dhe Edi Rama nuk arrin të vjedhë aq sa ka planifikuar, pra nëse me gjithë skuadrat e tij të krimit ai nuk e pengon dot rotacionin,  strategjia e fitimit të pushtetit duke shfrytëzuar krizën ekonomike do të rezultojë afatshkurtër.

Sepse ushtrimi i qeverisjes nga rilindja ne na tregoi se situata ku gjendemi sot është para së gjithash një krizë autoritarizmi, një krizë e kapitalizmit pa norma, një krizë e “konkurrencës” pa garë dhe e vendimmarrjes personale. Sot shumë shqiptarë nuk gjendet në buzë të humnerës se qeveria nuk ia doli të zbatonte një projekt të caktuar, ata po lëngojnë sepse u zhbë çdo rregull loje, që të fitonte një pakicë.

Në këtë kuptim, strategjia e fundit e zgjedhur nga Basha për ti mbivendosur  deformimet ekonomike mbi ato demokratike, nuk e armatos me antikorpe pushtetin e nesërm, për të mos u prekur nga i njëjti virus si rilindja. Sa do efikase të duket që tu flasësh njerëzve për xhepin dhe kuletën e tyre, ajo nuk është veçse një iluzion. Kjo rrugë ndoshta mund të prodhojë rotacionin, por kurrsesi ndryshimin, i cili nuk vjen me pak lëmoshë më shumë, por me ndryshimin e rregullave për të gjithë./Lapsi.al

Tags: ANDI BUSHATIbastilulzim basharisqet

TË LIDHURA

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë
Aktualitet

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë

09:47 | 20/02/2026
“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…
Aktualitet

“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…

13:56 | 18/02/2026
Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Next Post
Trump do të marrë pjesë në konferencën e donatorëve për Bejrutin

Trump do të marrë pjesë në konferencën e donatorëve për Bejrutin

Rrezik nga akullnaja, evakuohet resorti në Itali

Rrezik nga akullnaja, evakuohet resorti në Itali

Çrregullimet e personalitetit: Çfarë janë, cilat janë simptomat dhe si trajtohen

Çrregullimet e personalitetit: Çfarë janë, cilat janë simptomat dhe si trajtohen







JU REKOMANDOJMË

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

14:02 | 27/02/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026
Izraeli përdor armën e re kundër Iranit: Iron Beam shkatërron me nxehtësi në ajër

Izraeli përdor armën e re kundër Iranit: Iron Beam shkatërron me nxehtësi në ajër

13:09 | 02/03/2026




TË FUNDIT

MPJ: Shqiptarët në Iran të kontaktojnë ambasadën në Ankara
Politikë

MPJ: Shqiptarët në Iran të kontaktojnë ambasadën në Ankara

by mirseda
19:33 | 04/03/2026
0

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme këshillon të gjithë shtetasit shqiptarë që aktualisht janë rezidentë apo...

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026
Raketa mbi Dubai! Të pasurit largohen me avionë privatë

Raketa mbi Dubai! Të pasurit largohen me avionë privatë

18:39 | 04/03/2026
Rogerti s’ndalet me Selin: Ti do vetëm burra me lekë

Rogerti s’ndalet me Selin: Ti do vetëm burra me lekë

18:22 | 04/03/2026
Lëkundje të forta në Itali, mbyllen shkollat në Catania, mbi 600 raportime për dëme

Lëkundje të forta në Itali, mbyllen shkollat në Catania, mbi 600 raportime për dëme

18:11 | 04/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com