Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Trump do të marrë pjesë në konferencën e donatorëve për Bejrutin

6 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump do të marrë pjesë në një konferencë telefonike më 9 gusht, së bashku me liderët e Francës, Libanit dhe shteteve të tjera, që po e organizojnë këtë ngjarje me qëllim që të ndihmojnë Libanin pas shpërthimit shkatërrues në Bejrut.

Trump njoftoi se do të marrë pjesë në këtë ngjarje më 7 gusht, ku shkroi në Twitter se “të gjithë duan të ndihmojnë”.

Presidenti amerikan po ashtu tha se ka folur me presidentin e Libanit, Michel Aoun dhe i ka thënë se tre avion me furnizime shëndetësore, ushqimore dhe ujë janë nisur në Liban, së bashku me doktorë, infermierë dhe ekipe të tjera të shpëtimit.

Presidenti Trump po ashtu ka folur edhe me homologun e tij francez, Emmanuel Macron, i cili po organizon këtë konferencë telefonike.

Trump dhe Macron kanë shprehur “pikëllimin e tyre mbi humbjen e jetëve dhe shkatërrimin në Bejrut”, thuhet në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë.

Shpërthimi i 4 gushtit në zonën e portit të Bejrutit ka lënë të vdekur të paktën 154 persona dhe ka shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Presidenti libanez Aoun më herët ka thënë se një bombë apo “ndërhyrja e jashtme” mund të jenë përgjegjës për shpërthimin shkatërrues në Bejrut.

Komentet e tij janë të parat e një zyrtari libanez që ngrit mundësinë që shpërthimi të mund ketë qenë i qëllimshëm.

Hetuesit dhe ekipet e shpëtimit po vazhdojnë punën e tyre në gërmadhat e ndërtesave të shkatërruara në Bejrut.

Hetuesit ende nuk kanë gjetur shpjegim sesi tonelata me materiale shpërthyese janë ruajtur në port dhe si ka ardhur deri te shpërthimi.

Autoritetet libaneze kanë sugjeruar se shpërthimi me gjasë ka ndodhur pas shpërthimit të më shumë se 2,700 tonë të amonit të nitratit – një material shumë shpërthyes që shpesh përdoret si feritlizues. Ky material ishte ruajtur në port, pasi ishte konfiskuar më 2014 nga një anije.

Autoritetet deri më tani kanë arrestuar 20 persona dhe po vazhdojnë hetimet për këtë ngjarje. /Rel

Tags: donatorekonferenceTrump

TË LIDHURA

Bota

Tensione në Hormuz,Irani paralajmëron forcat e huaja të largohen pas kërcënimeve të SHBAsë për sulme

21:46 | 09/06/2026
Bota

Helikopter ushtarak amerikan rrëzohet pranë Ngushticës së Hormuzit, droni shpëton dy pilotët

17:58 | 09/06/2026
Bota

Forcimi i kapaciteteve mbrojtëse/ Zelensky takon liderët e vendeve nordike dhe baltike

17:56 | 09/06/2026
Next Post

Rrezik nga akullnaja, evakuohet resorti në Itali

Çrregullimet e personalitetit: Çfarë janë, cilat janë simptomat dhe si trajtohen

Cili kandidat do të fitojë në zgjedhjet e nëntorit







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

POPULLI VENDOS/ “Rama të japë dorëheqjen?”, protestuesit aprovojnë me kartonë jeshilë

by mirseda
22:53 | 09/06/2026
0

Vijon qendra e protestuesve para Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Me thirrjen ‘populli vendos!’ dhe thirrjet për dorëheqje...

Interesi i mediave të huaja për protestën në Shqipëri, flet eksperti i ekonomisë

22:23 | 09/06/2026

Tubim 4 orë/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Edi Rama dorëhiqu, gënjeshtrave iu erdhi fundi!

22:17 | 09/06/2026

Tensione në Hormuz,Irani paralajmëron forcat e huaja të largohen pas kërcënimeve të SHBAsë për sulme

21:46 | 09/06/2026

Sheshi ‘vlon’ nga ovacionet: Arresto Belindën, pa dhënë dorëheqje nuk ndalojmë

21:26 | 09/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com