Një biznesmen është gjetur i vdekur pasditen e sotme, në vilën e tij në periferi të Tiranës. Bëhet fjalë për shtetasin Eugert Lazaj, i cili është pronar i kompleksit “Adorions Palace” në zonën e Maminasit, raporton “Ora News”.
Uniformat blu kanë gjetur pranë trupit të tij armën me të cilën dyshohet të jetë kryer vrasja.
Paraprakisht autoritetet dyshojnë për vetëvrasje në kushtet e depresionit. Policia ndodhet në vendngjarje, për të bërë zbardhjen e plotë të saj.