Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Kosova blen automjete të blinduara nga SHBA-ja

5 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Kosova blen automjete të blinduara nga SHBA-ja

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrahman Rama, konfirmoi për Radio Evropa e Lirë se në Kosovë të shtunën ka arritur një kontingjent me automjete të blinduara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për FSK-në.

Sipas tij, arritja e këtij kontingjenti ka të bëjë me një kontratë që Kosova e nënshkruar me SHBA-në vitin e kaluar.

Ai shtoi se blerja e automjeteve të blinduara është bërë me buxhetin e Kosovës:

“Është pjesa e dytë e kontingjentit që ka ardhur. Javën e kaluar ka ardhur një pjesë dhe tani është kompletuar. Bëhet fjalë për automjete të blinduara, tipit Humvee nga SHBA-ja”.

Rama shtoi se vitin e kaluar Kosova ka marrë si donacion 27 automjete ushtarake të njëjta (Humvee) nga SHBA-ja, kurse para dy vjetësh është realizuar edhe një blerje prej 24 automjetesh.

Në 2018, ndërmjet kompanisë amerikane AM General dhe Qeverisë së Kosovës u nënshkrua kontrata për pajisjen e FSK-së me 51 automjete të tipit Humvee.

Sipas Ramës, blerjet e automjeteve të reja të blinduara, u bënë bazuar në kërkesat dhe nevojat që ka FSK-ja.

“Kjo po bëhet në bazën e ngritjes së kapaciteteve, por njëkohësisht është bazuar edhe në ligjet e reja, në mandatin edhe misionin e ri”.

Në dhjetor të vitit 2018, Kuvendi i Kosovës miratoi ndryshimet ligjore, për të ndryshuar mandatin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Kësaj force është thënë se do t’i nevojitet një periudhë kohore prej 10 vjetësh për t’u transformuar në ushtri me kapacitete të plota.

Më herët është thënë se transformimi dhe ngritja e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, pritet t’i kushtojë buxhetit të Kosovës nga 55 milionë euro në vit, sa ka qenë në vitin 2018, në afër 100 milionë euro në vit, diku pas 5 apo 6 vjetësh. Për transformimin e FSK-së, është planifikuar që buxheti për çdo vit të rritet me nga 5.5 milionë euro, që deri më tani, sipas Ramës, kjo gjë është përkrahur.

Përgjegjësitë e reja të FSK-së kanë të bëjnë me ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial, qytetarëve, pronave dhe interesave të Republikës së Kosovës, si dhe mbështetje ushtarake për autoritetet civile dhe pjesëmarrjen në operacionet ndërkombëtare.

Me planin gjithëpërfshirës të tranzicionit, planifikohet që numri i pjesëtarëve të FSK-së të arrijë në 5 mijë pjesëtarë aktivë dhe 2 mijë e 500 rezervë. /Rel

Tags: automjetekosovaSHBA

TË LIDHURA

Fushata zgjedhore në Maqedoninë e Veriut nën hijen e përgjimeve dhe fyerjeve
Rajoni

Fushata zgjedhore në Maqedoninë e Veriut nën hijen e përgjimeve dhe fyerjeve

16:47 | 06/09/2025
Filmi shqip u ndalua, Milatoviç kërkon rishfaqje dhe ndjekje penale për autorët
Rajoni

Filmi shqip u ndalua, Milatoviç kërkon rishfaqje dhe ndjekje penale për autorët

20:01 | 05/09/2025
Shpërthen me tritol një biznes në Mitrovicë
Aktualitet

Shpërthen me tritol një biznes në Mitrovicë

11:25 | 05/09/2025
Next Post
Temperaturat ulen në mëngjes, por ja si do të jetë moti gjatë ditës së sotme

Parashikimi i motit, 26 korrik 2020

Lëviznin me shpejtësi skëterrë, policia ndëshkon shoferët ‘rebelë’

Lëviznin me shpejtësi skëterrë, policia ndëshkon shoferët ‘rebelë’

Greqia shtyn lejen e posaçme për punonjësit sezonal

Greqia shtyn lejen e posaçme për punonjësit sezonal

JU REKOMANDOJMË

Ndryshime te “Rrugorja” e Tiranës, Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit

Ndryshime te “Rrugorja” e Tiranës, Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit

17:10 | 01/09/2025
Bardhi në zi, humb personin e dashur të familjes

Bardhi në zi, humb personin e dashur të familjes

18:02 | 04/09/2025
Motra e Kristian Kolës: “E vranë pa arsye, dyshoj për implikim të policisë”

Motra e Kristian Kolës: “E vranë pa arsye, dyshoj për implikim të policisë”

21:17 | 06/09/2025
Hidhnin në makina më pak benzinë nga se tregonte pompa e karburantit. 22 të arrestuar në Greqi

Hidhnin në makina më pak benzinë nga se tregonte pompa e karburantit. 22 të arrestuar në Greqi

12:43 | 03/09/2025




TË FUNDIT

Nuk iu bindën policisë rrugore, vihen në pranga disa persona në zonën e Astirit në Tiranë
Aktualitet

Nuk iu bindën policisë rrugore, vihen në pranga disa persona në zonën e Astirit në Tiranë

by mirseda
22:47 | 06/09/2025
0

Disa arrestime raportohet se janë kryer mbrëmjen e sotme në zonën e Astirit në kryeqytet. Sipas raportimeve,...

Loredana zbulon projektin e ri mediatik, “reality show” që sjell në qendër të vëmendjes vajzat e reja

Loredana zbulon projektin e ri mediatik, “reality show” që sjell në qendër të vëmendjes vajzat e reja

22:22 | 06/09/2025
Dinamo është shumë e fortë për Kukësin, skuadra e Ilir Dajës fiton me 3 gola në miqësore

Dinamo është shumë e fortë për Kukësin, skuadra e Ilir Dajës fiton me 3 gola në miqësore

22:09 | 06/09/2025
Parisi i përgjigjet Uashingtonit: Njohja e Palestinës nuk dëmtoi bisedimet për armëpushim

Parisi i përgjigjet Uashingtonit: Njohja e Palestinës nuk dëmtoi bisedimet për armëpushim

21:51 | 06/09/2025
Milionerë e miliarderë, kush ishin 33 biznesmenët që Trump bëri bashkë në një takim

Milionerë e miliarderë, kush ishin 33 biznesmenët që Trump bëri bashkë në një takim

21:43 | 06/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com