E mërkurë, 20 Janar, 2021
3 C
Tirana

Greqia shtyn lejen e posaçme për punonjësit sezonal

Greqia ka vendosur të shtyjë deri në 31 dhjetor 2020, lejen e posaçme për punonjësit sezonal.

Sipas Top Channel, qarkorja e posaçme është dërguar pranë drejtorive të decentralizuara të emigracionit në prefektura në të cilën, urdhërohen drejtoritë e emigracionit, të pranojnë aplikime për punonjës sezonal, deri ne 31 dhjetor 2020.

Në qarkore theksohet se procedura nuk ndryshon. Pra, kushdo punëdhënës në sektorin bujqësor, dëshiron të punësojë një emigrant nga vendet e treta, mund të kryeje aplikimin pranë zyrave të decentralizuara të emigracionit në prefekturën e zonës që banon.

Gjithashtu, ai duhet të plotësojë një deklaratë përgjegjësie për punëdhënësin, me detyrimin e gjetjes se banesës, ta ketë të siguruar të paktën 20 ditë në 3 muajt e ardhshëm, të paguajë një taksë legalizimi 100 euro për punonjës, si dhe të sigurojë kushtet e jetesës për punonjësin sezonal.

Me këtë shtyrje, mundësohet hapja e tregut të punës për mijëra emigrantë shqiptarë të interesuar për punësim sezonal në Greqi. Që prej fillimit të kësaj procedure në maj të këtij viti, në sektorin e bujqësisë në Greqi janë punësuar me shumë se 30.000 emigrantë, shumica dërrmuese e tyre janë shtetas shqiptarë.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Video/ Gol i “çmendur” në Angli, portieri shënon nga porta në portë

Portieri i Njuport, Tom King, në Ligën e Dytë angleze, ka shënuar një gol të çmendur ditën e sotme, që po bën xhiron e...

Vr*sja e Santos, dëshmitari: Ekzekutori më drejtoi armën, polici u fsheh

Në grahmat e fundit, bankieri përpiqet me sa mundet ti largohet rrezes së armës siç duket nga kamerat e sigurisë. Por, vrasësi dukej një...

Polemikat për WhatsApp dhe frika për privatësinë e të dhënave

Shumë përdorues e braktisën WhatsApp-in, pasi ai e ndryshoi politikën e tij të privatësisë. Shqetësimet se të dhënat e tyre mund të përfundojnë në...

Zhdukja e biznesmenit italian, gazetarja tregon bisedën me partneren shqiptare

Gazetarja Klodiana Lala ka rrëfyer se vetë ajo ka folur me partneren e biznesmenit të zhdukur italian, Davide Pecorelli. E ftuar në “Open”, Lala u...

Sondazhi/ Opozita fiton Tiranën më 25 Prill, PD rritje krahasuar me 2017-ën

Opozita e Bashkuar del fituese në zgjedhjet e 25 Prillit sa i përket qarkut të Tiranës. Ky është rezultati i sondazhit të parë  të “Notto...