Kodrinat dhe fshatrat pranë qytetit të Korintit në Greqi janë përfshirë nga zjarre masive.
Sipas mediave greke, më shumë se 20 avionë zjarrfikës janë angazhuar nga ajri për të shuar flakët. Autoritet kanë bërë thirrje që të shpallet gjendje e jashtëzakonshme në vend.
Ndërkohë, banorët e fshatrave dhe kampeve verore janë detyruar të largohen për shkak të rrezikut.
Mësohet se rreth 260 forca zjarrfikëse tokësore ndodhen në terren, për të mbajtur zjarret në kontroll. Dyshohet se flakët kanë shkrumbuar më shumë se 10 shtëpi dhe mijëra hektarë tokë bujqësore.