Shalqiri përfshin sasi të mëdha mineralesh e vitaminash, të cilat nevojiten sidomos në verë ku për shkak të nxehtësisë, djersitja shtohet. Shalqiri mbetet fruti hidratues më i dashur në stinën e verës, i pasur me vitamina dhe minerale. Po kështu është ideal për të rimarrë substancat e humbura me djersitjen.
Kur shkojmë për të blerë shalqirin, shpesh jemi në dilemi nëse e kemi zgjedhur të ëmbël. Po si ta dallojmë? Duhet të dini se sa më e zverdhur dhe me shenja të jetë sipërfaqja, aq më i ëmbël është shalqiri.
Shumë pak e dinë, por edhe shalqiri ka gjini. Ka shalqi mashkullorë të cilët janë më të gjatë dhe në formë vezake dhe shalqi femërorë që janë të rrumbullakët. Kur të blini shalqi, hidhini një sy edhe bishtit të tij. Ky detaj i parëndësishëm në pamje të parë, në fakt tregon pjekurinë e frutave.
Në qoftë se është shumë i gjelbër, shalqiri është ende i papjekur, ndërsa kur është si i fishkur dhe i kafenjtë keni qëlluar në shenjë, pasi do të hani një shalqi të ëmbël.