Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Bllokohet ngritja e Gjykatës Kushtetuese, 3 kandidatë tërhiqen nga gara (Emrat)

5 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Bllokohet ngritja e Gjykatës Kushtetuese, 3 kandidatë tërhiqen nga gara (Emrat)

Mbetet ende e bllokuar ngritja e Gjykatës Kushtetuese. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), pasi ka shqyrtuar rastet e kandidateve për vendet vakante për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, ka vendosur ndalimin e 9 kandidaturave, duke u bllokuar kështu ngritja e Gjykatës Kushtetuese.

Kandidatët për të cilët është vendosur ndalimi, kanë patur mangësi të një apo disa kushteve të parashikuara nga Kushtetuta dhe ligji.

NJOFTIMI I PLOTE 

KED në datën 17.07.2020, zhvilloi mbledhjen e tij të radhës, e cila zgjati deri në orët e vona, me këtë rend dite:

  1. Shqyrtimi i gjetjeve në procedurën e verifikimit për kandidatët për vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, të rishpallura nga Kuvendi i Shqipërisë në datën 21.08.2019 dhe Presidenti i Republikës në datën 27.09.2019
  2. Vendimmarrja lidhur me lejimin/ndalimin e kandidimit të kandidatëve të mësipërm .

Shqyrtimi i rasteve të kandidatëve për vendet vakante për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese është vendosur në përfundim të procedurave të verifikimit rigoroz dhe të thelluar të ndjekura nga Këshilli, sipas ligjit dhe standardeve tashmë të njohura e të aplikuara që kërkohen për përzgjedhjen, qenien dhe konfirmimin në detyrën e magjistratit apo anëtarit të Gjykatës Kushtetuese.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, pasi shqyrtoi aktet dhe procedurën e ndjekur për verifikimin e kandidaturave dhe dokumentacionin e përgatitur lidhur me plotësimin e kushteve ligjore për kandidim, për secilin kandidat të përcaktuar në rendin e ditës, pasi dëgjoi mendimin e Avokatit të Popullit lidhur me procedurën e ndjekur në verifikimin e kandidaturave, vendosi:

Përfundimin e procedurës së verifikimit, vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes për shkak të tërheqjes së tyre nga kandidimi, të kandidatëve;

  1. Klodian Rado, për vendin vakant të shpallur nga Kuvendi, në datën 21.08.2019
  2. Prel Martini, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 27.09.2019
  3. Envi Hicka, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 27.09.2019

Ndalimin e kandidimit të kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese si më poshtë:

  1. Besnik Muci, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 27.09.2019, referuar vendimit të Komisionit të Posacëm të Apelimit.
  2. Ardita Alsula, për vendin vakant të shpallur nga Kuvendi, në datën 21.08.2019
  3. Shaqir Hasanaj , për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 27.09.2019.
  4. Shaqir Hasanaj , për vendin vakant të shpallur nga Kuvendi, në datën 21.08.2019;
  5. Vjosa Bodo , për vendin vakant të shpallur nga Kuvendi, në datën 21.08.2019
  6. Vjosa Bodo, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 27.09.2019.
  7. Vasil Bendo, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 27.09.2019.
  8. Dedë Kasneci, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 27.09.2019.
  9. Dedë Kasneci, për vendin vakant të shpallur nga Kuvendi, në datën 21.08.2019

Kandidatët për të cilët është vendosur ndalimi, kanë patur mangësi të një apo disa kushteve të parashikuara nga Kushtetuta dhe ligji. Vendimet e plota dhe të zbardhura për ndalimin e kandidimit të tyre do të publikohen të arsyetuara në faqen elektronike të Gjykatës së Lartë, në pjesën e caktuar për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi. Kandidatët kanë të drejtën e ankimit në Gjykatën Administrative të Apelit, jo më vonë së 5 ditë nga dita e njoftimit të vendimit të arsyetuar.

Tags: Gjykata KushtetuesekandidatetKëshilli i Emërimeve në Drejtësi

TË LIDHURA

Fushë Arrëz: Policia rrethon banesën, 24-vjeçari i armatosur kërcënon të qëllojë
Aktualitet

Fushë Arrëz: Policia rrethon banesën, 24-vjeçari i armatosur kërcënon të qëllojë

16:59 | 24/11/2025
Vlora në gatishmëri, çfarë pritet të ndodhë sonte
Aktualitet

Vlora në gatishmëri, çfarë pritet të ndodhë sonte

16:40 | 24/11/2025
Arrestimi i zyrtarëve të lartë, mesazhi i kreut të SPAK nga Brukseli: Institucionet nuk ndërtohen…
Aktualitet

Arrestimi i zyrtarëve të lartë, mesazhi i kreut të SPAK nga Brukseli: Institucionet nuk ndërtohen…

15:31 | 24/11/2025
Next Post
“Do të vras”, Brataj tregon publikisht kërcënimet me jetë

“Pandemia mund të zgjasë me vite”, Brataj: Virusit do t’i shtohet edhe një ushtar tjetër në krah

“Kujdes nga loja virtuale e rrezikshme”, Policia paralajmëron qytetarët

“Kujdes nga loja virtuale e rrezikshme”, Policia paralajmëron qytetarët

“21 janari i Edi Ramës”

Tre opozitat







JU REKOMANDOJMË

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

10:28 | 19/11/2025
U hodh nga ballkoni në sy të fëmijëve dhe gruas, ndërron jetë 40-vjeçari në Korçë

U hodh nga ballkoni në sy të fëmijëve dhe gruas, ndërron jetë 40-vjeçari në Korçë

09:47 | 17/11/2025
Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

18:41 | 12/11/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Të shtëna me armë zjarri në Fier, detajet e para

22:23 | 21/11/2025




TË FUNDIT

Fushë Arrëz: Policia rrethon banesën, 24-vjeçari i armatosur kërcënon të qëllojë
Aktualitet

Fushë Arrëz: Policia rrethon banesën, 24-vjeçari i armatosur kërcënon të qëllojë

by mirseda
16:59 | 24/11/2025
0

Identifikohet një nga personat e armatosur që gjendet brenda një banese në fshatin Orosh të Fushë Arrëzit....

Vlora në gatishmëri, çfarë pritet të ndodhë sonte

Vlora në gatishmëri, çfarë pritet të ndodhë sonte

16:40 | 24/11/2025
Propozimi i Trump për paqen në Ukrainë, Erdogan dhe Putin zhvillojnë bisedë telefonike

Propozimi i Trump për paqen në Ukrainë, Erdogan dhe Putin zhvillojnë bisedë telefonike

16:36 | 24/11/2025
Arrestimi i zyrtarëve të lartë, mesazhi i kreut të SPAK nga Brukseli: Institucionet nuk ndërtohen…

Arrestimi i zyrtarëve të lartë, mesazhi i kreut të SPAK nga Brukseli: Institucionet nuk ndërtohen…

15:31 | 24/11/2025
FIFA nuk fal gjigandët e Superiores, i bllokon merkaton

FIFA nuk fal gjigandët e Superiores, i bllokon merkaton

15:18 | 24/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com