Një motorr me drejtues shtetasin A.M., ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë është dëmtuar shoferi dhe është dërguar menjëherë në spital.
Ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve, dhe fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:35, në Lanabregas.
Grupi hetimor dhe shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje, dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë
Tiranë/Informacion paraprak
Me datë 17.07.2020, rreth orës 21:35, në Lanabregas, motori me drejtues shtetasin A.M., ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rrugë, për pasojë është dëmtuar dhe u dërgua menjeherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.