Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Nisin aplikimet për “Patrullë të përgjithshme”, kriteret që duhet të plotësoni

5 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Nisin aplikimet për “Patrullë të përgjithshme”, kriteret që duhet të plotësoni

Kanë nisur sot aplikimet për shkollën e policisë për “Patrullë të përgjithshme”.

Të gjithë ata që kanë dëshirë ta ndjekin këtë shkollë, duhet të dorëzojnë dokumentet e nevojshme pranë Drejtorisë Vendore të Policisë, aty ku aplikanti ka vendbanimin e përhershëm.

Në fund, do të zgjidhen 300 kursantë fitues të cilët do të ndjekin studimet në Kolegjin Profesional të Lartë “Kolegji i Policisë” për “Patrullë të Përgjithshme”, në Akademinë e Sigurisë.

Përmes një postimi në Facebook, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, tha se përtëritja e Policisë së Shtetit dhe shtimi i radhëve të saj janë dy programe të dorës së parë.

Postimi i plotë:

“300 kandidatë të rinj për Patrullën e Përgjithshme do të pranohen në Akademinë e Sigurisë. Për këtë qëllim, janë hapur aplikimet. Të rinjtë dhe të rejat që besojnë se janë të gatshëm të përballen me sfidat e mendjes, trupit dhe karakterit përgjatë një karriere të bukur policore në shërbim të qytetarëve janë të ftuar të maten me moshatarët e tyre në një garë të fortë. Një polici e ndershme, e fortë dhe e mençur ka nevojë për të rinj me këto karakteristika”, shkruan Lleshaj.

Kriteret e aplikantit:

Kriteret, që duhet të përmbushë aplikanti, për të ndjekur studimet në Shkollën Bazë të Policisë për “Patrullë të Përgjithshme”:

– Të jetë shtetas shqiptar;

-Të ketë mbushur moshën 18 vjeç dhe të jetë nën 30 vjeç;

-Të jetë me gjatësi jo më pak se 170 cm për meshkujt dhe jo më pak se 160 cm për femrat;

– Të mos jetë i përjashtuar nga Policia e Shtetit apo të jetë larguar nga shërbimi civil;

– Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;

– Të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë fizikisht për të kryer detyrën dhe të mos ketë shenja të dukshme (tatuazh) që nuk mbulohen nga uniforma verore e Policisë;

– Të ketë mbaruar arsimin e mesëm;

– Të mos jetë i dënuar me vendim gjykate të formës së prerë për kryerjen e një krimi ose të një kundërvajtjeje penale me dashje;

– Të ketë dëshmi të aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit “B”.

DOKUMENTACIONI PËR APLIKIM

Aplikantët për punonjës policie duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm për aplikim në Polici:

– Formulari i aplikimit;

– Fotokopje e kartës së identitetit;

– Dokument zyrtar që vërteton përfundimin e arsimit të mesëm;

– Fotokopje të dëshmisë së aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit “B”;

–Vërtetim nga Gjykata;

– Vërtetim nga Prokuroria;

– Fotokopje të librezës së punës për ata që janë në marrëdhënie pune ose i kanë shkëputur marrëdhëniet e punës;

– vërtetim që ndjek arsimin e lartë (për ata që vazhdojnë arsimit e lartë);

– Mandat pagesa e tarifës së aplikimit;

Dëshmia e penalitetit dhe certifikata familjare nxirren nga vetë strukturat policore ku kryhet aplikimi.

Kontrolli mjekësor dhe analiza që vërteton se nuk je përdorues i lëndëve narkotike janë procedura që kryhen në fazën e kontrollit shëndetësor.

SHQYRTIMI I DOKUMENTACIONIT DHE PROCESI I ANKIMIMIT

Afati i shqyrtimit dhe verifikimit të dokumentacionit është 10 ditë pune nga mbyllja e afatit të aplikimeve.

Aplikanti, që nuk plotëson kriteret dhe nuk ka paraqitur dokumentacionin e kërkuar brenda afatit të aplikimit, skualifikohet duke u njoftuar me shkrim nga struktura e Burimeve Njerëzore.

Aplikanti ka të drejtën e ankimit tek Drejtori i Policisë Vendore brenda 2 ditëve nga data e njoftimit të përgjigjes.

Drejtori i Policisë Vendore shqyrton dhe kthen përgjigje brenda 5 ditëve nga data e marrjes së ankesës.

FAZAT E KONKURRIMIT

Aplikanti që kualifikohet për të vazhduar procesin e pranimit në Akademinë e Sigurisë, i nënshtrohet fazave të mëposhtme të konkurrimit:

– Testimi me shkrim;

– Testimi i aftësive fizike;

– Intervistë me gojë, ushtrime vlerësuese dhe testim i aftësive të të shkruarit;

– Testimi psikologjik;

– Kontrolli shëndetësor;

– Marrja e shenjave të gishtave;

– Verifikimi përfundimtar i aplikantit.

Të gjithë aplikantët, për çdo paqartësi që mund të kenë lidhur me këtë proces, mund të drejtohen pranë strukturave të Burimeve Njerëzore në Drejtoritë Vendore të Policisë ose pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore në Drejtorinë e Policisë së Shtetit.

Po ashtu, mund t’i parashtrojnë pyetjet apo shqetësimet e tyre dhe me e-mail në adresën: [email protected].

 

Tags: aplikimetpatrulle te pergjithshmePolicia e Shtetitsqander lleshaj

TË LIDHURA

Tritol një biznesi në Kamëz, autorët ende të pa identifikuar. Policia jep detaje
Aktualitet

Tritol një biznesi në Kamëz, autorët ende të pa identifikuar. Policia jep detaje

08:11 | 15/11/2025
SPAK padit Majlinda Bufi për presion ndaj një votuesi në zgjedhjet 2023
Politikë

SPAK padit Majlinda Bufi për presion ndaj një votuesi në zgjedhjet 2023

22:40 | 14/11/2025
Aksidente në rritje: Çdo 5 min traumë, Brataj kundër fëmijëve në sediljen e parë
Aktualitet

Aksidente në rritje: Çdo 5 min traumë, Brataj kundër fëmijëve në sediljen e parë

21:16 | 14/11/2025
Next Post
Temperaturat ulen në mëngjes, por ja si do të jetë moti gjatë ditës së sotme

Parashikimi i motit, 14 korrik 2020

Konfirmohen pozitive 3 punonjëse të Bibliotekës Kombëtare

Konfirmohen pozitive 3 punonjëse të Bibliotekës Kombëtare

UFC-251 rekord shikueshmërie, eventi më i ndjekur që prej Khabib-McGregor

UFC-251 rekord shikueshmërie, eventi më i ndjekur që prej Khabib-McGregor







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

20:37 | 07/11/2025
Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

22:15 | 10/11/2025
Aksident në Lezhë-Milot, dy të vdekur pas përplasjes së dy makinave

Aksident në Lezhë-Milot, dy të vdekur pas përplasjes së dy makinave

10:23 | 08/11/2025
Përplasi për vdekje të moshuarën dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 58-vjeçari nga Kavaja

LAJMI I FUNDIT/ Atentat pranë aeroportit të Rinasit, dyshohet për viktima

14:32 | 11/11/2025




TË FUNDIT

Tritol një biznesi në Kamëz, autorët ende të pa identifikuar. Policia jep detaje
Aktualitet

Tritol një biznesi në Kamëz, autorët ende të pa identifikuar. Policia jep detaje

by mirseda
08:11 | 15/11/2025
0

Një ngjarje tronditëse është regjistruar rreth orës 02:20 të mëngjesit në bulevardin “Nënë Tereza”, në Kamëz, ku...

Trump tërhiqet nga tarifat për dhjetëra produkte ushqimore

Trump tërhiqet nga tarifat për dhjetëra produkte ushqimore

08:00 | 15/11/2025
E rëndë në SHBA, 41-vjeçari shqiptar vritet teksa përpiqej të ndalonte një vjedhje

E rëndë në SHBA, 41-vjeçari shqiptar vritet teksa përpiqej të ndalonte një vjedhje

07:49 | 15/11/2025
SPAK padit Majlinda Bufi për presion ndaj një votuesi në zgjedhjet 2023

SPAK padit Majlinda Bufi për presion ndaj një votuesi në zgjedhjet 2023

22:40 | 14/11/2025
Hoxhaj: Do konkurroj për kryetar të PDK-së, nëse shtyhet konventa

Hoxhaj: Do konkurroj për kryetar të PDK-së, nëse shtyhet konventa

22:23 | 14/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com