Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti është shprehur se takimi në Shtëpinë e Bardhë për dialogun me Serbinë, mund të ndodhë brenda disa javësh.
I ftuar në emisionin Rubikon në Klan Kosova, Hoti tha se ishte e natyrshme që takimi i mëparshëm të anulohej, për shkak të aktakuzave të ngritura ndaj presidentit Thaçi.
“Ka pasur mendime të ndryshme, besoj se ka qenë e kuptueshme që pas asaj që ndodhi që ishte e papritur ne ishim rrugës për atje, ka qenë e natyrshme që të mos ndodh ai takim. Kemi pasur konsultime intensive me Grenell, ata kishin gatishmërinë që takimi të mbahet, por ne kemi kërkuar që të shtyhet takimi për një datë tjetër dhe tani po presim që Grenell të caktojë një datë ku do të takohemi të dy palët”, tha ai.