Në Greqi kanë janë regjistruar protesta të dhunshme, kundër ligjit që kufizon të drejtën për të protestuar që u miratua së fundmi në Parlament.
Ky ligj u jep kompetenca të zgjeruara forcave të policisë, për të ndërhyrë me dhunë për shpërndarjen e tubimeve, në rastet kur shkelen rregullat.
Gjithashtu, organizatorët e tubimit ngarkohen me përgjegjësi penale për çdo dëm të shkaktuar gjatë protestave. Në këtë mënyrë ata detyrohen që të bashkëpunojnë me policinë për të garantuar manifestime paqësore.
Ligji erdhi si nismë e Demokracisë së Re në qeveri dhe u miratua me votat e tyre. Nga ana tjetër, opozitarët e Syriza shprehën mbështetjen për protestuesit, duke akuzuar qeverinë e Mitsotakis se me ligjin e ri shkelin një prej të drejtave më themelore të njeriut.
Protestuesit kanë hedhur bomba tymuese përpara parlamentit grek, ndërsa policia u përgjigj me gaz lotsjellës. Mediat vendase bëjnë me dije se deri më tani kanë mbetur të plagosur 6 punonjës policie dhe janë arrestuar 9 persona.