Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Besimi në ekonomi nga bizneset dhe konsumatorët bie në nivele minimale historike

5 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Besimi në ekonomi nga bizneset dhe konsumatorët bie në nivele minimale historike

Goditja që i ka dhënë ekonomisë Covid-19 ka bërë që treguesi i ndjesisë ekonomike (TNE) gjatë tremujorit të dytë të shënojë nivelin më të ulët historik që prej fillimit të matjes së tij në vitin 2002, raportoi Banka e Shqipërisë. Tkurrja e treguesit me 50.2 pikë e zhvendosi atë pranë vlerës 52.6 dhe ndjeshëm nën mesataren e tij afatgjatë (Grafik 1). Kontraktimi i TNE-së pasqyroi si përkeqësimin e besimit të bizneseve, më në veçanti në sektorin e shërbimeve, ashtu edhe besimin e konsumatorëve. Besimi i bizneseve dhe i konsumatorëve shënoi nivelet më të ulëta në kohë.

Treguesi i besimit në sektorin e industrisë (TBI) thelloi rënien gjatë tremujorit të dytë, duke rezultuar 24.0 pikë përqindje më poshtë nivelit të një tremujori më parë. TBI-ja ra nën mesataren afatgjatë të saj për të parën herë pas 6 vitesh dhe shënoi nivelin më të ulët historik (Grafik 2). Kontraktimi i fortë i treguesit i atribuohet kryesisht rënies së balancës së prodhimit, me 50.7 pikë përqindje, dhe në një masë më të vogël, rënies së balancës së kontratave porositëse, me 28.9 pikë përqindje. Komponenti tjetër përbërës i TBI-së, balanca e gjendjes së inventarëve, kontribuuoi në kahun rritës për dinamikën e treguesit. Rënie të ndjeshme shënuan edhe balanca të tjera të vrojtimit të industrisë, si gjendja financiare, kontratat porositëse nga eksportet, pritjet për ecurinë e punësimit në tremujorin e ardhshëm, ashtu edhe norma e shfrytëzimit të kapaciteteve. Norma e shfrytëzimit të kapaciteteve rezultoi rreth 64.0%, niveli më i ulët historik. Ndërkohë, balanca e pritjeve për ecurinë e prodhimit në tremujorin e ardhshëm u përmirësua lehtësisht.

Treguesi i besimit në sektorin e ndërtimit (TBN) ra me 29.5 pikë përqindje gjatë tremujorit të dytë, duke u zhvendosur edhe më poshtë mesatares së tij historike (Grafik 3). Tkurrja e fortë e TBN-së pasqyroi kryesisht rënien e balancës së aktivitetit ndërtues me 50.7 pikë përqindje. Në kahun rënës kontribuuoi edhe balanca tjetër formuese e TBN-së, kontratat porositëse, ndonëse rënia e saj me 8.3 pikë përqindje gjatë tremujorit rezultoi relativisht më e zbutur. Balancat e tjera të vrojtimit për këtë sektor, si gjendja financiare, punësimi dhe pritjet për të në tremujorin e ardhshëm, si edhe norma e shfrytëzimit të kapaciteteve shfaqën gjithashtu dinamika rënëse gjatë periudhës në analizë. Rënia tremujore e shkallës së shfrytëzimit të kapaciteteve në nivelin e 56.6%, e zhvendosi treguesin nën mesataren historike me 7.3 pikë përqindje.

Treguesi i besimit në sektorin e shërbimeve (TBSH) shfaqi tkurrjen më të fortë midis treguesve të besimit gjatë tremujorit të dytë, me 56.6 pikë përqindje, duke shënuar edhe nivelin më të ulët historik (Grafik 4). Përkeqësimi i TBSH-së pasqyroi rënien e të dy komponentëve përbërës të tij, balancës së ecurisë së biznesit, me 58.0 pikë përqindje, dhe balancës së kërkesës, me 55.3 pikë përqindje. Rënie shënuan edhe balancat e tjera të vrojtimit në sektorin e shërbimeve, si gjendja financiare, punësimi dhe norma e shfrytëzimit të kapaciteteve. Norma e shfrytëzimit të kapaciteteve qëndroi pranë vlerës 70.2%, rreth 6.0 pikë përqindje poshtë mesatares historike të saj. Ndërkohë, pritjet e bizneseve të shërbimeve për ecurinë e kërkesës dhe punësimit në tremujorin e ardhshëm rezultuan të përmirësuara.

Treguesi i besimit në sektorin e tregtisë (TBT) u tkurr me 19.8 pikë përqindje gjatë tremujorit të dytë, duke shënuar minimumin historik për kohën e kryerjes së vrojtimit të besimit në këtë sektor (Grafik 5). Dinamika rënëse e TBT-së u përcaktua pothuajse tërësisht nga rënia e balancës së ecurisë së biznesit me 38.4 pikë përqindje, në një kohë që rënia e balancës tjetër formuese, pritjet për ecurinë e punësimit në tremujorin e ardhshëm, rezultoi relativisht më e lehtë. Edhe balancat e tjera të vrojtimit në tregti, si gjendja financiare, punësimi dhe norma e shfrytëzimit të kapaciteteve shënuan rënie. Bizneset e përfshira në aktivitetet tregtare rezultojnë të kenë shfrytëzuar kapacitetet e tyre prodhuese me normën më të ulët të shënuar në kohë, rreth 65.0%. Ndërkohë, balanca e pritjeve për ecurinë e biznesit në tremujorin e ardhshëm shfaqi përmirësim.

Treguesi i besimit konsumator (TBK) thelloi tendencën rënëse gjatë tremujorit të dytë, duke shënuar gjithashtu nivelin më të ulët historik në kohë (Grafik 6). Rënia e TBK-së me 6.3 pikë përqindje pasqyroi përkeqësimin e të katër komponentëve përbërës të treguesit, përkatësisht balancës së situatës së përgjithshme ekonomike të pritur në vend, me 10.0 pikë përqindje, balancës së situatës financiare të pritur të familjes, me 7.9 pikë përqindje, balancës së blerjeve të mëdha, me 6.8 pikë përqindje dhe balancës së të ardhurave dhe shpenzimeve, me 0.8 pikë përqindje./Monitor

Tags: Besimibiznesetekonomikonsumatoret

TË LIDHURA

Drenovë/ Flakët u afrohen puseve të naftës, tymi i dendur vështirëson punën e zjarrfikësve
Aktualitet

Drenovë/ Flakët u afrohen puseve të naftës, tymi i dendur vështirëson punën e zjarrfikësve

15:33 | 17/07/2025
Vlorë, gjendet arma e zjarrit e përdorur nga 17-vjeçarja në tentativën për vetëvrasje
Aktualitet

Vlorë, gjendet arma e zjarrit e përdorur nga 17-vjeçarja në tentativën për vetëvrasje

14:54 | 17/07/2025
Shqetësime shëndetësore në burg, Erion Veliaj dërgohet në spital. Kryebashkiaku i nënshtrohet ekzaminimeve
Politikë

Shqetësime shëndetësore në burg, Erion Veliaj dërgohet në spital. Kryebashkiaku i nënshtrohet ekzaminimeve

14:35 | 17/07/2025
Next Post
Rama publikon fotot: Projekti më i ri i Rilindjes Urbane të Vlorës

Rama publikon fotot: Projekti më i ri i Rilindjes Urbane të Vlorës

Hapja e transportit publik, “rekomandimi urgjent” i ekspertit të ISHP-së

Hapja e transportit publik, “rekomandimi urgjent” i ekspertit të ISHP-së

“Sot humbëm një betejë”, Manastirliu iu bën një thirrje qytetarëve

“Sot humbëm një betejë”, Manastirliu iu bën një thirrje qytetarëve

JU REKOMANDOJMË

“Vrasja në Mat, autorët dyshohet se erdhën me 2 Range Rover nga Rrësheni”

“Vrasja në Mat, autorët dyshohet se erdhën me 2 Range Rover nga Rrësheni”

18:09 | 10/07/2025
‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

14:16 | 15/07/2025
Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

08:31 | 14/07/2025
”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

21:24 | 15/07/2025




TË FUNDIT

Drenovë/ Flakët u afrohen puseve të naftës, tymi i dendur vështirëson punën e zjarrfikësve
Aktualitet

Drenovë/ Flakët u afrohen puseve të naftës, tymi i dendur vështirëson punën e zjarrfikësve

by mirseda
15:33 | 17/07/2025
0

Zjarri në zonën e Drenovës në Mallakastër vijon të jetë një sfidë e madhe për shërbimet zjarrfikëse,...

Vlorë, gjendet arma e zjarrit e përdorur nga 17-vjeçarja në tentativën për vetëvrasje

Vlorë, gjendet arma e zjarrit e përdorur nga 17-vjeçarja në tentativën për vetëvrasje

14:54 | 17/07/2025
Shqetësime shëndetësore në burg, Erion Veliaj dërgohet në spital. Kryebashkiaku i nënshtrohet ekzaminimeve

Shqetësime shëndetësore në burg, Erion Veliaj dërgohet në spital. Kryebashkiaku i nënshtrohet ekzaminimeve

14:35 | 17/07/2025
Tentoi të vidhte një dyqan në Mamurras, kapet në flagrancë 36-vjeçari

Tentoi të vidhte një dyqan në Mamurras, kapet në flagrancë 36-vjeçari

14:31 | 17/07/2025
Arrestohet 20-vjeçari që organizonte lojëra fati nëpërmjet celularit, kundërshtoi me forcë policinë gjatë shoqërimit

Arrestohet 20-vjeçari që organizonte lojëra fati nëpërmjet celularit, kundërshtoi me forcë policinë gjatë shoqërimit

12:05 | 17/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com