Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Zbulimi i “shqiptarit të mirë” John Bolton

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Zbulimi i “shqiptarit të mirë” John Bolton

Nga Mero Baze

Në fillim ishim të trembur se pas marrëveshjes së paqes Kosovë- Serbi, përmes shkëmbimit të territoreve, ishte Presidenti Trump. Natyrisht kur do të bëjë diçka Presidenti i SHBA, e bën.

Kur dëgjonim që Presidenti Hashim Thaçi kërkonte fshatrat e Luginës së Preshevës t’i bashkoheshin Kosovës, ishim të firkësuar jo aq se sa do fitonte apo humbte Kosova, por për më shumë se aq, për ruajten e parimit të ndarjes etnike që është bombë vrasëse në Ballkan, për ndikimin që do kishte tek vendet e tjera me pakica etnike dhe mbi të gjitha për fuqinë me të cilën po avanconte ky projekt.

Pastaj u tha se këtë punë e ka në dorë këshilltari Jhon Bolton. Përfaqësues të ambasadës së SHBA në Tiranë, në një takim të mbyllur me gazetarë, në fund të korrikut 2018, na shpjeguan se plani i Sekretarit Bolton bazohej mbi atë që quhej “shkatërrim krijues”, pra për një riformatim të ri të raporteve Kosovë Serbi, duke ndryshuar gjithçka.

Të gjithë ishin të paqartë se çdo bënte Bolton, por ishm të qartë se ai po bënte një gjë. Dhe bota shqiptare nuk e donte. Nuk e donte prej qëndrimit të tij kundër bombardimeve të NATO më 1999 në Kosovë dhe prekjes së një teme delikate siç ishte shkëmbimi i territoreve. Por diplomatja amerikane na “qetësoi” se Sekretari Bolton paskësh ardh në Shqipëri dhe kishte takuar Pandeli Majkon në Manëz, tek kambi i opozitës iraniane dhe ky ishte argument se ai e donte Shqipërinë.

Pastaj rrodhën shumë ujëra. Bolton u konfliktua me Trump  dhe doli në skenë Ricard Grenell dhe libri i Boltonit. Grenell u portretizua si diplomat problematik, që kishte acaruar raportet e SHBA me Gjermaninë dhe Evropën në tërësi, por që po e shkundte temën e paqes Kosovë Serbi.

Ky nuk foli më për shkëmbime territoresh, por për projekte ekonomike, dhe për këtë, hyri në betejë dhe me taksën 100 për 100 të Kosovës, ndaj mallrave serbe.

Tre ditë para se të realizohej takimi Kosovë Serbi, që konsideroj si një plan që do zgjidhte krizën përmes ekonomisë, publikimi i akt akuzës ndaj Hashim Thaçit e shkatërroi takimin.

Riçard Grenell tha se nuk ka egzistuar kurrë ideja e shkëmbimit territoreve dhe se takimi do merrej me anën ekonomike të dy vendeve. Ai tha se ideja e shkëmbimit të territoreve, ka qenë ide e Boltonit.

Pasi “parajsa” ekonomike nuk u realizua, situata u bë tragjiokomike. Ish Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Jhon Bolton, papritur u bë i dashur për ata që e urrenin në Shqipëri, pasi është distancuar nga përfolja e një plani për shkëmbim territoresh si ide e tij, siç e thotë ambasaodri Grenell. Bolton ja ka atribuar këtë ide, dy presidentëve të rajonit, atij të Serbisë dhe Kosovës.

Pra në fillim dyshuam që ishte Trumpi, pastaj Boltoni, pastaj Grenelli,dhe pasi Boltoni dhe Grenllei u zunë me njëri tjetrin, “kopili” i mbeti në derë Thaçit dhe Vuçiçit.

Këtu fillon dhe komedia shqiptare. Të gjithë mbajtësit në këmbë të teorisë konspirative dhe patritoike njëkohësisht, se Shtëpia e Bardhë po ndan Kosovën përmes marrëveshjes, dhe akoma më keq parashikime të rënda të Albin Kurtit të tipit : “Në shtëpin e Bardhë , po mprehen thikat për të coptuar Kosovën” , tani përfunduan të besojnë atë, që e quanin sharlatanë, që thotë se këtë gjë e paska bërë Thaçi me Vuçiqin.

Dmth Thaçi e Vuçiqi, sipas këtij versioni,  paskan vendos me njëri tjetrin me shkëmby territore, dhe të njihin reciprokisht njëri tjetrin, por nuk kanë mundur të bindin SHBA, që nga Trumpi deri tke Boltoni e Grenelli. Çudi si nuk e kanë bërë pa pyetur, se BE e SHBA kanë thënë që nëse ata bien dakord për çdo gjë vet ne nuk jemi kundër.

Tani ose mbani të qeshurën, ose mbani frymën. Po më serioze është të mbani mendjen në kokë, kur bëni sikur besoni që për Kosovën vendosin Thaçi dhe Vuçiqi.

Tags: John Boltonmero bazeshqiptarit

TË LIDHURA

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…
Politikë

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
A e di Marta Kos që burri i Elisa Spiropalit është nën hetim nga SPAK?
Editorial - Opinione

A e di Marta Kos që burri i Elisa Spiropalit është nën hetim nga SPAK?

13:19 | 21/11/2025
Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Next Post
Kroacia mban zgjedhjet parlamentare në kohën e pandemisë së koronavirusit

Kroacia mban zgjedhjet parlamentare në kohën e pandemisë së koronavirusit

Trump: 99% e rasteve me koronavirus në SHBA janë “të padëmshme”

Trump: 99% e rasteve me koronavirus në SHBA janë “të padëmshme”

Shpërthyen infektimet, Spanja rikthen kufizimet në zonën turistike

Shpërthyen infektimet, Spanja rikthen kufizimet në zonën turistike







JU REKOMANDOJMË

Rama bën ndryshimet në kabinet, ja emrat e rinj të zv/ministrave të emëruar

Rama bën ndryshimet në kabinet, ja emrat e rinj të zv/ministrave të emëruar

18:46 | 26/11/2025
“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

11:39 | 25/11/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Të shtëna me armë zjarri në Fier, detajet e para

22:23 | 21/11/2025
Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

08:29 | 27/11/2025




TË FUNDIT

Lufta në Ukrainë, Zelensky: Javën e ardhshme takim i nivelit të lartë për t’i dhënë fund luftës
Bota

Lufta në Ukrainë, Zelensky: Javën e ardhshme takim i nivelit të lartë për t’i dhënë fund luftës

by mirseda
22:52 | 27/11/2025
0

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha sot se mund të zhvillohet një takim i nivelit të lartë, javën...

Gjykata e Lartë lë Metën në burg; avokati: Do ta çojmë çështjen në Strasburg

Gjykata e Lartë lë Metën në burg; avokati: Do ta çojmë çështjen në Strasburg

22:21 | 27/11/2025
Pas përplasjes me Neada Muçajn, Enxhi Nasufi reagon: “S’ka njeri që më ndalon!”

Pas përplasjes me Neada Muçajn, Enxhi Nasufi reagon: “S’ka njeri që më ndalon!”

22:17 | 27/11/2025
Alarm për Preshevën: Shoqatat akuzojnë për gjenocid, apel Tiranës dhe Prishtinës

Alarm për Preshevën: Shoqatat akuzojnë për gjenocid, apel Tiranës dhe Prishtinës

21:18 | 27/11/2025
Poloni-Shqipëri do të luhet në Varshavë

Poloni-Shqipëri do të luhet në Varshavë

20:58 | 27/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com