Postimi i fundit i reperit amerikan Kanye West po bën xhiron e rrjetit.
Ai kandidon për President të Shteteve të Bashkuara të Amerikës!
“Tani duhet të përmbushim premtimin e Amerikës duke i besuar Zotit, duke unifikuar vizionin tonë dhe duke ndërtuar të ardhmen tonë. Unë po kandidoj për President të Shteteve të Bashkuara të Amerikës!”- shkruan reperi në rrjetin social Twitter.
https://twitter.com/kanyewest/status/1279575273365594112
Kujtojmë se West ka deklaruar edhe më herët se ka ndërmend të hedhë kandidaturën e tij për president, duke premtuar se do t’i sjellë Amerikës ndryshimin e merituar, shkruan “iconstyle”.
Vendimin e West për të garuar si President e mbështeti menjëherë CEO i Tesla-s, Elon Musk, i cili i shkroi në koment:
“Ke mbështetjen time të plotë!”